Shifër rekord të infektuarish me COVID-19 në 24 orë, 4 persona humbën jetën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 482 teste nga të cilat kanë rezultuar pozitive me COVID-19, 119 raste. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 4 persona kanë humbur jetën.

“Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: Një 67-vjeçare nga Tirana dhe një 82-vjeçar nga Vlora në spitalin Infektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi”, një 75-vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80-vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. 

Me gjithë të shëruarit, vijon të ketë rritje të të shtruarve në spitalet COVID. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 482 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 119 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 69 raste në Tiranë, 8 në Kavajë, nga 7 raste në Krujë, Tepelenë, 5 në Lezhë, 4 në Durrës, nga 3 raste në Elbasan, Pogradec, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje, dhe nga 1 rast në Mallakastër, Kamëz, Malësi e Madhe.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2397 që nga fillimi i epidemisë”, bëri me dije Ministria e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (21 Korrik 2020)

Testime totale                  36388

Raste pozitive                    4290

Raste të shëruara              2397

Raste Aktive                      1776

Humbje jete      117 (Qarku Tiranë 60, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   893

Durrës                   201

Shkodër                201

Vlorë                     100

Lezhë                    89

Korçë                     63

Kukës                    52

Elbasan                 51

Fier                        43

Berat                     35

Dibër                     26

Gjirokastër            22


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e të rinjsh...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER