Rama: PD po përsërit gabimet e së shkuarës. Këshilli politik e ka përmbushur misionin me ‘5 qershorin’

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së këshillit politik të mbajtur pasditen e sotme, që u bojkotua nga opozita jashtëparlamentare u shpreh i bindur në votimin e kodit të ri zgjedhor nesër, më 23 korrik dhe të ndryshimeve kushtetuese më 30 korrik.

Teksa e cilësoi absurd bojkotin e PD, kreu i qeverisë i kujtoi opozitës se ky proces është në interesin e PD dhe se pas 30 korrikut jeta politike do të vijojë normalisht në një parlament legjitim.

“Ne erdhëm sot për të shprehur jo vetëm vullnetin por edhe gatishmërinë për të diskutuar për çdo gjë që është e paqartë, që ka krijuar keqkuptim lidhur me pasojat e risive kushtetuese. Është në interesin e Partisë Demokratike të zhvillojë këtë proces, sepse ky këshill e ka përmbushur misionin e vet me marrëveshjen  e 5 qershorit dhe nga ana tjetër, pas 30 korrikut jeta politike vazhdon normalisht.

Me duket absurde që të bojkotohet diskutimi lidhur me këtë, nuk jemi në kushtet e një vendi pa Parlament. dhe mosekzistenca imagjinare e parlamentit nga ana e opozitës nuk e bën inekzistent parlamentin. Kjo tryeze është ndërtuar si shprehje e vullnetit te mire, edhe pse Partia demokratike dhe aleatet e saj u arratisur duke lënë detyrën. Kjo është e padrejtë në lidhje me qytetaret që besojnë ato alternativa”, tha kryeministri.

Sipas kreut të qeverisë, çështjet për të cilat pretendon PD janë diskutuar në mënyrë shteruese me ekspertë që siç tha, nuk kanë asnjë lidhje me PS, por janë profesionistë dhe i shërbejnë vendit.

“Kemi diskutuar adresimin nga ekspertët të çështjeve që u ngritën dje. Një prej tyre ishte dhe kjo çështje. Ekspertët kanë dhënë përgjigje shtruese që asgjë nuk preket. Reflektimi në ligjin zgjedhor është diçka tjetër.

Nëse reflektimi do të kërkojë që të plotësohet një nen, kjo nuk do të thotë asgjë lidhur me marrëveshjen e 5 qershorit. 5 qershori votohet nesër dhe do të hyjë në fuqi. Po ashtu edhe ndryshimet në Kushtetuese. Ne do të vazhdojmë punën me parlamentin, PD nuk ka çfarë pret nga Këshilli.

Ekspertët nuk vijnë nga PS-ja por kanë integritet. Rusmajli dhe Gumi nuk janë personazhe, jeta e të cilëve ka qënë e lidhur me nevojat e PS-së. Kanë pasur zë në shumë procese dhe prej kohësh i shërbejnë vendit me profesionalizëm.

Jemi në konsensus dhe janë kuptimplota për të gjithë ne dhe demokratët që na dëgjojnë. Kam frikë se po përsëritet i njëjti gabim i të mosqenies në kohën e duhur dhe në vendin e duhur”, u shpreh z. Rama.

 

Lexoni gjithashtu:

Rama fton sërish opozitën jashtëparlamentare: Në 30 korrik kemi risi kushtetuese, të ulemi pa humbur kohë

Dashamir Shehi në Euronews Albania: Nuk mund të ndryshohet Kushtetuta një vit para zgjedhjeve

Ndryshimet kushtetuese, ambasadorja Yuri Kim në presidencë, takohet me Metën


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER