Elbasan, policia arreston administratorin e biznesit të gazit ku u lënduan 3 punonjës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia njoftoi mëngjesin e së enjtes se ka arrestuar administratorin e firmës private ku një ditë më parë prej shpërthimit të gazit u lënduan 3 punonjës.

Autoritetet ligjzbatuese të Elbasanit arrestuan për “shkelje të rregullave dhe mbrojtjes në punë” administratorin Y.P 54-vjeç. Policia tha se “arrestimi u bë në flagrancë”.

Mesditën e së mërkurës një shpërthim i fortë pas një rrjedhje gazi la të lënduar punonjësit O.B 69 vjeç, Q.M 61 vjeç dhe E.B 42 vjeç të cilët u dërguan në spital dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet hodhën dyshimin se një rrjedhje në depozitat e oksigjenit mund të ketë shkaktuar ngjarjen.

 

Lexoni gjithashtu:

Shpërthimi i gazit lëndon 3 punonjës në zonën e ish-metalurgjikut të Elbasanit


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER