Lëvizja ‘Ne jemi një’, Meta: Hapa konkretë për ndëshkimin e përdhunuesve të fëmijëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

‘Ne jemi një’ është lëvizja kombëtare kundër dhunës seksuale ndaj fëmijëve që u shpall ketë të enjte në mjediset e Presidencës.

Lëvizja u nxit nga drejtori i qendrës për të drejtat e fëmijëve në Shqipëri Altin Hazizaj, i cili bëri thirrje për marrjen e hapave urgjente për parandalimin e kësaj dhune, si ngritja e një Regjistri Kombëtar për Krimeve Seksuale, forcimi i Legjislacionit shqiptar dhe miratimi i një Ligji të Posaçëm për mbrojtjen e fëmijëve në internet.

“Të gjithë së bashku t’i bëjmë presion bashkive, që prej vitit 2004 e në vijim shërbimet nuk i kontrollon më qeveria. Por bashkitë kanë në dorë atë që përcaktojnë fatin e fëmijëve. Ne në Shqipëri kemi 22 raste, të cilat me përjashtim të Tiranës janë raste që nuk marrin dot shërbimet që duhet”, tha Altin Hazizaj.

Kjo lëvizje u përkrah nga Presidenti i vendit, Ilir Meta. Për Presidentin ndërmarrja e kësaj lëvizjeje duhet të sjellë hapa konkretë përmes masave ligjore, siç janë rritja e ndëshkimeve për dhunuesit.

“Kjo lëvizje mund të bëjë shumë për të rritur nivelin e ndëshkueshmërisë për të ndjekur të gjitha këto procese. Sepse rritja e ndëshkueshmërisë është çelësi i suksesit për të ardhmen, dhe jo vetëm kaq por edhe politikat integruese për të gjithë fëmijët, të cilët janë viktimë e abuzimit”, tha presidenti.

Krijimi i Lëvizjes Kombëtare, sipas Hazizaj, u nxit nga rritja e rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve, ku jo më larg se një muaj më parë, rasti i dhunës dhe përdhunimit të vajzës 15-vjeçare tronditi opinionin publik. Vetëm në harkun kohor të një viti, 67 fëmijë dhe adoleshentë janë dhunuar, ngacmuar dhe shfrytëzuar për qëllime seksuale.

Kjo lëvizje kërkon të angazhojë  qytetarët, prindërit, arsimtarët, edukatorët, artistët, zyrtarët publikë, shoqërinë civile, të rinjtë dhe vetë fëmijët, për të denoncuar çdo akt të dhunës apo shfrytëzimit seksual.


Etiketimet

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Synimi i Berlusconit për të marrë presidencën pritet me skepticizëm

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka shprehur aspiratën për postin e presidentit, votimi për të cilin do të mbahet në 24 janar, në parlamentin italian. Partitë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER