‘Edhe një gur’, Yuri Kim përshëndet arrestimet e SPAK për dosjen ‘339’

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Arrestimi i komisionerëve lidhur me dyshimet për manipulime të zgjedhjeve të 2017 në Durrës ka sjellë edhe reagimin e ambasadores amerikane, Yuri Kim.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cilëson këtë një tjetër gur në reformën në drejtësi, e cila siç thotë ambasadorja nuk mund të ndalet.

 

“Puna e Prokurorisë së Posaçme në çështjen 339 nis të zbulojë lidhjet midis krimit të organizuar dhe korrupsionit. Reforma në drejtësi vazhdon të ecë përpara dhe nuk mund të ndalet. Edhe një gur! shkroi në Twitter ambasadorja e SHBA.

Më herët edhe kryeministri Edi Rama e përshëndeti operacioni e SPAK dhe policisë së shtetit, që sipas tij tregon domosdoshmërinë për depolitizimin e administratës zgjedhore, propozim i bërë nga socialistët në diskutimet për reformimin e kodit zgjedhor, por që u hodh poshtë nga opozita.

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) lëshoi të martën 22 urdhër-arreste për manipulimin e votave në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 në Durrës.

Personat e arrestuar janë komisionerë të 3 qendrave të votimit në Shijak dhe Maminas.

“Dosja 339” lidhet me një hetim të gjatë rreth një grupi të trafikut të drogës, të cilit në tetor 2018 iu gjet dhe sekuestrua një laborator heroine në Has.

Grupi në fjalë, në të cilin bënin pjesë emra si Astrit e Ardit Avdylaj, Saimir Gjepali dhe Hajri Seferi u pikas në përgjime të fliste edhe për blerje dhe frikësim votuesish gjatë zgjedhjeve të vitit 2017, kjo bëri të mundur që autoritetet të nisnin një hetim paralel edhe për manipulimet e zgjedhjeve.

 

Lexoni gjithashtu:

Dosja 339, SPAK firmos 22 urdhër-arreste, Rama: Ja pse duhet depolitizimi i administratës zgjedhore

Dosja ‘339’, SPAK firmos 22 urdhër-arreste për komisionerët e tre qendrave të votimit në zgjedhjet e 2017


Etiketimet

11 vjet nga vrasja e 4 protestuesve, drejtësi s’ka

Si sot 11 vjet më parë, një protestë e organizuar kundër qeverisë së atëhershme të Sali Berishës, u kthye në demonstratë të dhunshme. Ziver Veizi,...

Meta akuzon Bashën se shiti zgjedhjet e 25 prillit

Ilir Meta akuzoi Lulzim Bashën se ka shitur zgjedhjet e 25 prillit, ditën e sotme. Akuzën e bëri në faqen e tij zyrtare në Facebook,...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER