KLP i kërkon ONM që akuzat ndaj SPAK të ndiqen në rrugë zyrtare dhe jo të bëhen publike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar pas akuzave të bëra nga ONM-ja. Nëpërmjet një deklarate për mediat, KLP i ka sugjeruar ONM-së që akuzat t’i ndjekë në rrugë zyrtare dhe jo t’i bëjë publike, pasi në këtë mënyrë cenon imazhin e institucioneve.

“Çdo pretendim i këtij lloji nuk mund të trajtohet veçse në mënyrën e parashikuar nga ligji dhe në institucionet e parashikuara nga ligji. Në të kundërtën çdo diskutim është i destinuar të jetë vetëm një opinion që vetëm cenon në mënyrë të padrejtë imazhin, edhe kështu të brishtë, të institucioneve të reja të drejtësisë”, thuhet në reagimin e KLP.

Në deklaratën për mediat, KLP shkruan se pavarësisht se prokurorët e SPAK e kanë kaluar vettingun, Këshilli kujdeset që të garantojë standardet profesionale në mënyrë të vazhdueshme. 

“Natyrisht që integriteti dhe profesionalizmi i prokurorëve të SPAK nuk verifikohet vetëm një herë. Është detyra e Këshillit të sigurohet në vijimësi për garantimin e standardeve profesionale e etike të prokurorëve të SPAK”, thuhet në deklaratë.

Reagimi i KLP-së, erdhi pas akuzave të përfaqësuesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs, i cili akuzoi SPAK për pushimin e shpejtë të çështjes për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Shkodër, Selim Kryeziu, duke lënë vend për dyshime. 


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER