Mblidhet Këshilli Politik, ekspertët do t’u përgjigjen pyetjeve të opozitës për listat e hapura

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këshilli politik është mbledhur sërish sot. Me kërkesë të përfaqësuesit të Partisë Socialiste, palët janë ulur në tryezën e diskutimeve ku ekspertët po u përgjigjen pyetjeve të ngritura në mbledhjen e kaluar, nëse amendamentet kushtetuese që janë tashme në procedurë parlamentare, lejojnë apo pengojnë hapjen 100% të listave të kandidatëve për deputetë, siç propozon opozita apo nëse amendamentet kushtetuese pengojnë koalicionet parazgjedhore.

Në këtë takim nuk kanë munguar as përfaqësuesit e opozitës, të cilët theksuan sërish se çdo diskutim mbi reformën zgjedhore duhet të diskutohet në Këshillin Politik dhe se mazhoranca duhet të heqë dore nga logjika e “faktit të kryer” për ndryshimet kushtetuese.

Për ato çështje për të cilat palët nuk do të bien dakord, opozita kërkon ekspertizën e OSBE-ODIHR. Por në një email tjetër ku i kthen përgjigje opozitës, Gjiknuri shprehet se këmbëngulja që më parë të merret ekspertiza e ODIHR, i shërben thjesht qëllimit për të bllokuar apo zvarritur në kohë miratimin e ndryshimeve kushtetuese.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER