Erisa Xhixho: Nuk pranojmë ndryshime kushtetuese të njëanshme, mund të negociojmë vetëm për listat e hapura 100 për qind

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho tha për Euronews Albania se opozita ka ofruar një ekspertizë dhe vullnet shumë të mirë përmes këshillit politik dhe arritjes së një marrëveshjeje si ajo e 5 qershorit, që sipas saj është kushti numër 1 për hapjen e negociatave.

Znj. Xhixho theksoi faktin se reforma zgjedhore duhet të jetë pjesë e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes, gjë që siç tha e kanë mbështetur edhe ndërkombëtarët që kanë qenë shtysa kryesore për krijimin e këshillit politik.

“Kjo duhet të jetë fryma e vazhdimit të debatit që duhet të bëjmë për reformën zgjedhore.

Çdo diskutim jashtë marrëveshjes së 5 qershorit mund të jetë pjesë e një tavoline tjetër, po ndryshimet e njëanshme që mazhoranca kërkon të bëjë në mënyrë arrogante janë të papranueshme.

Nuk duhet të përsëritet 2008, kur kushtetuta u ndryshua në 1 ditë dhe pasojat i vuajmë sot. Kushtetuta nuk mund të ndryshojë për kapriçot e një mazhorance që kërkon të mbajë me çdo kusht një  pushtet të humbur.

Kjo manovër për minimin e kësaj marrëveshjeje rrezikon procesin e integrimit evropian dhe kjo e artikuluar nga drejtues të lartë të BE dhe Bundestagu.

Nuk është më fjala për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme, ku ndryshimet nuk mund të bëhen disa muaj para por 1 vit para.

Unë jam për hapjen e listave, LSI ka qenë që në 2008 dhe propozimi ynë i radhës është të hapen 100 për qind. Mund të arrijmë një konsensus për hapjen e listave 100 për qind. Për të tjerat duhet të ketë një debat më të gjerë dhe të hidhet në referendum”, tha ish-deputetja.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER