SPAK lëshoi 22 urdhër-arreste, 2 prej komisionereve zgjedhorë rezultojnë të vdekur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një ditë pasi Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) lëshoi 22 urdhër-arreste për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 në Durrës, janë zbuluar detaje të reja.

Dy nga komisionarët, për të cilët gjykata dha lejen e arrestimit, kanë ndërruar jetë.

Kasem Lila dhe Besim Bregu, nuk janë çregjistruar nga familjarët e tyre në gjendjen civile, edhe pse kanë vdekur kohë më parë.

Duke qenë se ata figuronin ende në regjistrin civil Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme kanë lëshuar urdhër-arrestet me akuza për votimin më shumë se njëherë ose pa u identifikuar.

Për këtë çështje në Prokurori u pyet edhe ish-kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe zyrtarë të tjerë lokal.

Njëzetë personat e tjerë të akuzuar nga SPAK pritet të dalin të enjten para gjykatës për verifikimin e masës së sigurisë.

 

Lexoni gjithashtu:

Dosja 339, SPAK firmos 22 urdhër-arreste, Rama: Ja pse duhet depolitizimi i administratës zgjedhore.

‘Edhe një gur’, Yuri Kim përshëndet arrestimet e SPAK për dosjen ‘339’

Urdhërarrestet për “Dosjen 339”, Bardhi thirrje SPAK-ut: Drejtësia të fillojë nga koka, jo nga bishti


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER