“Dosja 339”, GJKKO shpall moskompetencë për 20 komisionerët e arrestuar për zgjedhjet në Durrës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur moskomptencë për arrestimet e 20 komisionerëve, pjesë e dosjes së bujshme 339,  të kryera për zgjedhjet e 2017 në Durrës.

Gazetari i Euronews Albania, Xhevahir Zhabina thekson se dosja në fjalë  do të dërgohet në Durrës për hetimet e mëtejshme. Pas mbylljes së procesit të votimit në orën 16:00 janë shpallur menjëherë fituesit e parë.

Sipas gjykatës, akuza e votimit më shumë se njëherë është kompetencë e prokurorive të rretheve. Nga ana tjetër, gjykata ka lenë në fuqi masat e sigurisë për të arrestuarit, ku 9 prej të arrestuarve janë lënë ne burg, 8 arrest shtëpie dhe 3 detyrim paraqitje.

Një ditë pasi Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) lëshoi 22 urdhër-arreste për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 në Durrës, janë zbuluar detaje të reja. Dy nga komisionarët ndaj të cilëve u lëshua urdhërarrest rezultojnë të vdekur.

Bëhet fjalë për Kasem Lila dhe Besim Bregu. Urdhri për arrestimin e tyre ka ardhur pasi dy të ndjerët nuk janë çregjistruar nga familjarët e tyre në gjendjen civile. Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme kanë lëshuar urdhër-arrestet, ndërsa i kanë akuzuar 22 komisionerët se kanë votuar më shumë se njëherë, në shkelje të plotë me ligjin zgjedhor.

Për këtë çështje në Prokurori u pyet edhe ish-kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe zyrtarë të tjerë lokal.

Etiketimet

Gjermania 153 mijë vaksinime në ditë, spitalet përtej kapaciteteve

Nuk dihet nëse është për shkak të rikthimit të infektimeve në javët e fundit, për shkak të variantit të ri Omicron, apo për shkak...

NATO paralajmëron Moskën për Ukrainën, Putin nuk tërhiqet

Ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s u takuan në Riga për të adresuar dy çështje: rolin e Rusisë në lindje të Ukrainës dhe...

Çdo person që hyn në Kosovë të ketë certifikatë vaksinimi, qeveria Kurti miraton masat e reja anti-COVID

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e rejat për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER