Solidaritet me Shqipërinë për Covid-19, mjekët italianë rrëfejnë eksperiencën për Euronews Albania

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një përvoje me vlerë, që i ka shërbyer jo vetëm palës shqiptare, por edhe asaj italiane. Të tillë e kanë konsideruar misionin e tyre 2-javor në Shqipëri mjekët e Task-Forcës së Emergjencave Civile Italiane para largimit.

“Ka qenë një përvojë e madhe. Ne po kthehemi duke marrë pas shumë gjëra. Bëhet fjalë për një shkëmbim të mirë opinionesh dhe pikëpamjesh me kolegët shqiptarë që po trajtojnë rastet me Covid”, tha Gianpiero D’offizi, nga Instituti për Sëmundjet Infektive “Lazzaro Spallanzani” Në Romë. 

Sipas mjekut D’Offizi, ajo çka ekspertët italianë identifikuan në spitalet shqiptare ishte nevoja e një niveli të duhur organizativ për trajtimin e rasteve me Covid-19.

 “Nevojat konkrete, sipas meje kanë të bëjnë me njohjen dhe interpretimin e nivelit organizativ që duhet dhe korrespondon me rëndësinë e sëmundjes që po përballemi”, shtoi ai.

Kurse anëtari tjetër i Task-Forcës italiane, Gaetano Di Pietro, rekomandoi modelin italian për spitalet shqiptare në trajtimin e rasteve me Covid-19.

“Ne propozojmë modelin italian, sepse e kemi vënë në përdorim, e kemi testuar dhe duhet të them se i ka dhënë rezultatet e tij”, tha ai.

Ne fund, dy ekspertet italianë përcollën për Euronews Albania mesazhin se edhe gjat kësaj pandemie, dy vendet tona u treguan srish, si edhe me par, solidare me njeri-tjetrin.

“Besoj se një nga mesazhet më të rëndësishme që doli nga një situatë e tmerrshme epidemiologjike si kjo, ishte pikërisht mundësia për të rrëzuar barrierat e karakterit politik, të karakterit kulturor, atij social. Duke kërkuar vërtet identifikimin e strategjive të përbashkëta dhe mundësitë për të arritur së bashku në frenimin e kësaj pandemie”, u shpreh D’offizi.

 “Të shihnim se tek ne po mbërrinin kolegë shqiptarë, na hapi vërtet zemrën. Ne erdhëm këtu e do të vinim, edhe nëse nuk do të ishte bërë ky veprim. Por ai ishte një sinjal tepër i madh, i një vëllazërie që vërtet na bën të shpresojmë për të ardhmen.”, theksoi Gaetano Di Pietro. 

Etiketimet

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER