Ambasada italiane në Tiranë sqaron rregullat e udhëtimit drejt Italisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qytetarët shqiptarë duhet të kenë kujdes para se të udhëtojnë për në Itali, pas atje mund t’i presë karantinimi. 

Një apel të tillë e drejton ambasada italiane në Shqipëri, e cila ka publikuar udhëzimin e ri me kriteret dhe kushtet për ata që duan të udhëtojnë drejt shtetit fqinj.

“Udhëtimet Shqipëri-Itali (dhe anasjelltas) lejohen vetëm për arsye të përcaktuara, si: arsye pune, shëndetësore apo studimi, urgjence absolute, kthim në banesë apo vendbanim. Nuk lejohen pra, udhëtimet për turizëm”, thuhet në udhëzim.

Ambasada nënvijëzon faktin se lejohet kthimi në Itali nga Shqipëria vetëm për shtetasit e Bashkimit Evropian dhe familjarëve të tyre, apo edhe i qytetarëve që janë të pajisur me leje të rregullt qëndrimi atje.

“Në momentin e kthimit në Itali, shtetasi duhet të vetëkarantinohet si edhe t’i nënshtrohet mbikëqyrjes shëndetësore, të plotësojë një vetëdeklarim në të cilin të paraqesë arsyen që e lejon të kthehet në Itali dhe të arrijë në vendmbërritjen e tij përfundimtare vetëm me mjet privat”, – sqarohet më tej.

Udhëzimi rendit gjithashtu rastet që përjashtohen nga detyrimi për t’u karantinuar, ku përfshihen edhe shqiptarët.

Njëri prej tyre është që ata “të mos shfaqin shenja të COVID-19 dhe të mos kenë qëndruar apo kaluar transit në një listë shtetesh si Kosova, Bullgaria, Mali i Zi, Serbia, Rumania, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia e Veriut etj., 14 ditë para hyrjes në Itali”.

Sikundër, në shtetin fqinj do t’i shpëtojnë karantinimit të gjithë ata që shkojnë atje për të qëndruar jo më shumë se 5 ditë. Gjithmonë bazuar në nevoja të provuara pune, arsye shëndetësore apo urgjencë absolute.

Për të përfunduar edhe me kategorinë e atyre që e përshkojnë Italinë tranzit me makinën e tyre private, për jo më shumë se 1 ditë e gjysmë (36 orë).

“Shtetasit në ardhje nga Shqipëria, nëse nuk bëjnë pjesë në rastet e përjashtuara të parashikuara, duhet të karantinohen, edhe pse mund të kenë kryer tamponin kundrejt pagesës”, – përmbyllet udhëzimi i publikuar nga ambasada italiane.

Etiketimet

Destinacion udhëton në Leskovik, qytezën e vogël me një natyrë të mrekullueshme

"Destinacion" shkon në Leskovik, qytezën e vogël plot njerëz të urtë, punëtorë e bujar. Në këtë qytet mund të shijoni natyrën e mrekullueshme dhe...

“Udhëtarët” vizitojnë Pukën, qytetin e vogël që ofron plot surpriza

Ajri i pastër prej pyjeve me pisha, burimet e pastra të ujit, prodhimet e likerit, reçelit, apo birrës, shkolla ku në vitet 30-të jepte...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER