Tërmeti dhe pandemia përgjysmuan turistët gjashtë muajt e parë të vitit në Shqipëri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pasojat e tërmetit dhe pandemia e COVID-19 përgjysmuan numrin e turistëve në Shqipëri gjysmën e parë të vitit 2020.

Sipas një ankete të realizuar nga INSTAT me strukturat mikpritëse, nga janari deri në qershor u raportuan 178 mijë vizitorë nga 402 mijë që ishte raportuar për të njëjtën periudhë vitin e shkuar (reduktim me 55.6%).

Numri i vizitorëve ra me 10.4% tre muajt e parë dhe 75.6% tre muajt e dytë duke reflektuar kështu në turizëm pasojat e rënda të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe pandemisë së COVID-19 që për Evropën nisi në shkurt.

E njëjta prirje u paraqit edhe në numrin e qëndrimeve në hotele apo bujtina, që ra me 9.4% në tremujorin e parë dhe 76.6% tremujorin e dytë.

Kryesisht zonat më të prekura nga ky reduktim i madh i lëvizjeve për turizëm ishin rajoni qendror dhe verior i Shqipërisë.Të dhënat e numrit të vizitorëve në Shqipëri gjatë viteve 2018-2020.

Në gjashtë muajt e parë të vitit rajoni qendror u vizitua nga rreth 72 mijë persona. Një vit më parë ky numër ishte 63% më i lartë me rreth 194 mijë vizitorë.

Nga janari deri në qershor në veri pati rreth 30 mijë vizitorë nga rreth 94 mijë që kishte vitin e shkuar. Një reduktim ky me rreth 79% të vizitorëve.

Ndërkohë në jug, ku një vit më parë në këtë periudhë pati rreth 114 mijë vizitorë, gjatë vitit 2020 lëvizën 77 mijë persona, ose thënë ndryshe rreth 32% më pak.

E njëjta prirje shihet edhe në raport me netët e qëndrimit, ose thënë ndryshe akomodimin në hotele, ku goditjen më të rëndë e kanë pësuar zonat jo-bregdetare.

Në këtë periudhë përqindja më e madhe e vizitorëve ka qenë nga Kosova (34%), Italia (15%), Gjermania (8%), Britania e Madhe (5%), Bjellorusia (2%) dhe pjesa tjetër (36%) nga vende të tjera të botës.

 

Lexoni gjithashtu:

‘Sivjet vetëm 25 për qind e turistëve’, Unioni Turistik Shqiptar konfirmon rënien drastike të këtij sezoni

Pushimet në bregdet, kryetari i Shoqatës së Hotelierëve: Ka rënie drastike të vizitorëve dhe shërbimeve

Pasojat e pandemisë në ekonomi, ekspertët: Në shtator pritet përkeqësim i situatës, nevojiten ndërhyrje

Etiketimet

Gjendet i vdekur në apartament një çift në Golem

Një çift në Golem të Kavajës është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së shtunës. Burri M. J., 60 vjeç, banues në Golem  dhe gruaja...

Tensione mes Francës dhe Britanisë për emigrantët, zgjidhja e problemit ende larg

Në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u mbytën në kanalin e La Manshit janë të vështira. Që prej 2018-s,...

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER