Ekonomia informale rezulton terren pjellor për krimin e organizuar në Shqipëri dhe rajon, paralajmëron raporti i Global Initiative

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një raport i publikuar së fundmi nga Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, një bashkësi globale ekspertësh – i fokusuar tek prurjet e paligjshme financiare në Shqipëri, Kosovë dhe RMV zbuloi se ekonomia informale në Ballkanin Perëndimor favorizon paligjshmërinë dhe ofron një terren pjellor për krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Sipas raportit, në Shqipëri 40 për qind e PBB bazohet në ekonomi informale, nga të cilat 22 për qind vlerësohet si ekonomi e paligjshme dhe 18 për qind e PBB si ekonomi gri apo evazive me taksat. Kjo vlerë është 10 për qind më e lartë me dy vendet e tjera të rajonit të përfshira në raport. 

Prurjet e Financiare të Paligjshme (PFP) përkufizohen në raport si përfitime financiare të akumuluara në mënyrë të pamerituar dhe që mund t’i shërbejnë elitave apo elementëve kriminale për të shkelur ligjin duke kryer shmangie të taksave, fshehje të pasurisë, ndërsa dëmtojnë barazinë sociale.

Raporti i u bazua tek 60 intervista që u zhvilluan gjatë periudhës dhjetor 2019 dhe maj 2020 me punonjës bankash, oficerë të forcave të rendit, pjesëtarë të njësive informative financiare (NJIF), prokurorë, gazetarë, e të tjerë. Fokusi i tij janë komponentët e PFP, apo mënyrat e sigurimit të të ardhurave të paligjshme, si dhe kanalet me anë të të cilave ato lëvizin nëpër shtete, rajone, dhe më gjerë.

Trafikimi i drogës ka qenë aktiviteti më fitimprurës për grupe kriminale në vend, gjatë 30 viteve të fundit. Kultivimi i kanabisit vazhdon të jetë një problem i madh në disa zona të vendit, megjithë përpjekjet e konsiderueshme të qeverisë për të reduktuar prodhimin që nga viti 2014, shprehen ekspertët e përfshirë në raport.

“Kanabisi krijon fitime të paligjshme nëpër të gjithë zinxhirin, që nis nga fshatarët që kultivojnë bimën deri tek grupet e krimit të organizuar që e trafikojnë dhe e shesin në vendet e BE-së. Sidoqoftë, fitimet nga trafikimi i kokainës janë shumë më të mëdha, deri në 20,000 euro për kilogram,” thuhet në të.

Pas trafikimit të narkotikëve, korrupsioni dhe vjedhjet e fondeve publike janë burimi i dytë më i madh në Shqipëri, shprehen ekspertët e raportit të Global Intiative.

“Investigime të kohëve të fundit tregojnë se 300 milionë euro humbasin çdo vit nga abuzime me procedurat e prokurimeve publike, që do të thotë gati 45 për qind të vlerës totale të kontratave publike që u akorduan gjatë vitit 2019,” thotë ai.

Sipas studimit, krimi ekonomik nga kompani të mëdha dhe evazioni fiskal janë gjithashtu problematike në Shqipëri. Ekspertët mendojnë se gati 80 për qind e disnivelit midis të ardhurave nga tregtia dhe rezervave të këmbimit valutor mund t’i atribuohen manipulimit dhe mbifaturimit të mallrave dhe shërbimeve që hyjnë në vend.

Raporti hedh gjithashtu dritë mbi transferimin e fitimeve të paligjshme transferohen në para kesh brenda dhe jashtë vendit.

komponente

Transportimi i parave të thata mbetet mënyra më e thjeshtë për lëvizjen e vlerave monetare, veçanërisht në një vend që ka qenë historikisht skeptik kundrejt sistemit bankar, thuhet në raportin ndërkombëtar.

Grupe të krimit të organizuar përdorin rrjetet e tyre të shpërndarjes për këtë qëllim, dhe korrierët e parave udhëtojnë rregullisht ndërmjet vendeve të BE-së, Britanisë së Madhe, dhe Shqipërisë, duke mbajtur me vete jo më shumë se 10,000 euro për çdo udhëtim, për të mos ngjallur dyshime.

Kompanitë e këmbimit valutor përdoren gjerësisht në Shqipëri për transferta të paligjshme parash, ndërkohë që 58 subjekte të reja u regjistruan vetëm gjatë vitit 2018. Ekspertët mendojnë se një vlerësim i ndjeshëm i lekut në raport me euron që nga viti 2016, që nuk mund të shpjegohet nga volumi i shkëmbimeve në ekonominë e rregullt, është rezultat i kanalizimit të parave të paligjshme në vend.

“Sidoqoftë, partia kryesore e opozitës pretendon se paratë e paligjshme janë spostuar drejt sektorit të ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme, që është identifikuar prej kohësh për bashkëpunim në pastrim parash. Ky sektor vazhdon të përdorë gjerësisht pagesat me para në dorë, shkëmbimet në mallra dhe shërbime, si dhe blerjet paraprake të ambienteve si burimi financimi për projekte ndërtimi,” citon raporti.

Në fakt, përdorimi i gjerë i parave të paligjshme në këtë sektor ka ndikuar në rritjen e çmimit të pasurive të paluajtshme, veçanërisht në Tiranë, ku çmimi mesatar i apartamenteve të banimit arriti në pak më shumë se 1,000 euro/m2 në fund të vitit 2019. Po kështu, ekspertët vërejnë se nga 141 kompani që kanë marrë leje për të ndërtuar godina me gjashtë kate (e më lart) për periudhën 2017–2019, afro 59 për qind e tyre nuk dukej se i kishin mundësitë financiare për t’i përfunduar.

Edhe shtimi i sulmeve mbi median në Shqipëri është një shqetësim serioz, thonë ekspertët, veçanërisht që nga shpërthimi i pandemisë, pasi mund të kufizojë aftësitë investigative dhe mbikqyrëse të pushtetit të katërt.

Përdorimi i shumtë i parasë cash evidentohet në raport si një nxitës i fenomenit të mbikëqyrjes së burimit të parasë.

“Duke qenë se ato gjenerohen nga akte kriminale, është thuajse e pamundur që PFP-të të studiohen dhe të llogariten në mënyrë të hollësishme dhe të përpiktë,” paralajmërojnë megjithatë studiueset.

“Për të arritur rezultate në reduktimin e PFP është e nevojshme që të luftohet informaliteti, të ndryshohet mendësia që i quan diçka normale korrupsionin dhe politikat klienteliste, dhe duhet të shkatërrohen rrjetet e mbrojtjes dhe tutelës në majë të sistemit politik,” këshillon raporti.

 Ju mund ta lexoni raportin e plotë duke klikuar këtu.

Lexoni gjihashtu:

Paratë e paligjshme në Kosovë investohen në bregdetin e Shqipërisë, RMV i fsheh në parajsa fiskale

Etiketimet

Lindita Nikolla për Ramën: Debate të forta pavarësisht bashkëpunimit maksimal

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tregoi për Euronews Albania se me kryeministrin Rama pavarësisht bashkëpunimit maksimal kanë pasur dhe debate të forta. Ajo u shpreh...

Lindita Nikolla tregon pengun më të madh nga koha kur ishte ministre e Arsimit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tregoi për Euronews Albania se nga protesta e studentëve, i ka ngelur merak që nuk iu dha mundësia që...

‘PS të mos sillet si triumfatore’, Lindita Nikolla: Do jem avokate e mirë e opozitës

“Do jem një avokate e mirë e opozitës”. Kështu është shprehur për Euronews Albania, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, teksa shtoi se në çdo...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER