Mbi 900 propozime për deputetë, komisioni i vlerësimit në PD filtron listën me 3648 emra

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partia Demokratike ka hyrë në fazën përfundimtare të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë që propozohen nga anëtarësia.

Nga 3648 kandidatë të propozuar nga anëtarësia, komisioni ka ftuar vetëm 946 për të plotësuar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë dhe pastërtisë së figurës.

Gjatë një interviste me Good Morning Albanians, anëtarja e Komisionit Vlerësues, Enriketa Papa deklaroi se nga ky proces në përfundim do të dalin rreth 300 emra. Papa shtoi se në këtë listë janë të përfshirë shumë akademikë dhe njerëz me integritet. 

“Sot fillon vlerësimi dhe verifikimi i formulave për secilin propozim. Ka një kohë të caktuar, mesi i shtatorit është faza përfundimtare kur përzgjedhja duhet të mbarojë”, u shpreh znj. Papa.


Etiketimet

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoni të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Synimi i Berlusconit për të marrë presidencën pritet me skepticizëm

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka shprehur aspiratën për postin e presidentit, votimi për të cilin do të mbahet në 24 janar, në parlamentin italian. Partitë...

S’dihet nëse Omicron do shënojë fundin e pandemisë, thotë Anthony Fauci

Këshilltari kryesor mjekësor i presidentit amerikan, Anthony Fauci thekson se është shumë herët për të konfirmuar nëse varianti Omicron do të shënojë fundin e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER