“Shqipëria ofron një platformë për të lehtësuar dialogun”, këshilltarja e kryeministrit Rama flet për krizën në Bjellorusi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këshilltarja e kryeministrit Edi Rama, Odeta Barbullushi në një intervistë për Euronews Albania tha se nuk do të jetë e lehtë për Shqipërinë në rolin e kryesuesit të presidencës së OSBE-së të gjejë një strategji apo zgjidhje për të ulur palët politike bjelloruse në dialog, por shtoi se Shqipëria ka mbështetjen e partnerëve të vet si SHBA, Gjermania dhe Suedia.

Sipas saj, bashkësia ndërkombëtare ka kthyer sytë nga Minsk pas zgjedhjeve të kontestuara gjerësisht që rikonfirmuan Alexander Lukashenkon, i cili ka shërbyer si president i Bjellorusisë për 26 vjet.

Znj. Barbullushi iu referua protestave në Bjellorusi si një “Euromaidan i dytë”, një valë demonstratash masive që shpërthyen në 2013 në Ukrainë, duke kujtuar se është i vetmi vend post-sovjetik që nuk ka kaluar asnjë ndryshim në 26 vitet e fundit.

“Ajo që ne shohim dhe ajo që u nënvizua nga bashkësia ndërkombëtare në ditët e kaluara ishin shkeljet gjatë zgjedhjeve, dhuna e përdorur nga policia dhe masat shtypëse të marra nga qeveria dhe autoritetet kundër protestuesve dhe mediave”, tha znj. Barbullushi.

Znj. Barbullushi theksoi rëndësinë e Rusisë në politikën e Bjellorusisë, ndërsa shtoi se kryeministri shqiptar, në rolin e kryesuesit të Përgjithshëm të OSBE-së, ofroi të lehtësojë dialogun midis palëve.

“Ajo që ne po ofrojmë është një platformë për të lehtësuar dialogun, për t’u ulur dhe për të dialoguar”, tha znj. Barbullushi.


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER