Hapja e shkollave, ministria e Shëndetësisë rrit ekipet epidemiologjike në terren

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në prag të nisjes së sezonit të ri shkollor, ministria e Shëndetësisë parashikon të shtojë kapacitetet njerëzore në mënyrë që të kufizojë sa më shumë përhapjen e COVID-19 nga shtimi i aktivitetit social.

Gjatë një takimi me epidemiologë, ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se me hapjen e shkollave në fokus të punës do të vijojë të jetë rritja e kapaciteteve dhe marrja e të gjitha masave për hetimin epidemiologjik dhe testimin me qëllim izolimin e vatrave të reja të mundshme.

Për periudhën vjeshtë-dimër ajo tha se janë shtuar 16 grupe të tjera të terrenit.

“[…] nga 54 ekipe terreni, ne kemi rritur me 30% ekipet, duke e çuar në 70 ekipe terreni,” – u shpreh Manastirliu e cila tha se bashkë me 12 njësi lëvizëse janë shtuar kapacitetet e gjurmimit, hetimit dhe testimit në të gjithë vendin”.

Ministrja falënderoi qytetarët që kanë respektuar masat kundër përhapjes së COVID-19, ndërsa apeloi që të vazhdohet e të respektohet distancimi fizik dhe masat e shtuara të higjienës.

“Jemi në një moment shumë serioz të epidemisë. Nuk duhet që të ‘lëshojmë pe’ nga masat të cilat tashmë ne i kemi ndërmarrë dhe jemi duke i aplikuar. Lufta me këtë virus nuk ka përfunduar. Ai është një rrezik eminent për të gjithë. Ne po vijojmë me rritjen e kapaciteteve që këputja e zinxhirit të infeksionit të bëhet në kohën e duhur”, u shpreh Manastirliu.

Prej muajit mars, kur u diagnostikua i infektuari i parë me Covid-19, autoritetet shëndetësore kanë pikasur të paktën 9500 raste të tjera, prej së cilave 5200 janë shëruar ndërsa 284 nuk kanë mundur t’ia dalin mbanë.

Për shkak të rrezikut për përhapjen e infeksionit, transporti urban ishte një nga aktivitetet e shumta që u mbyllën në periudhën mars-prill.

 

Lexoni gjithashtu:

Rama drejtorive arsimore: Prioritet respektimi i protokolleve shëndetësore

Skenarët për nisjen e shkollës, Majlinda Keta: Të testohen për COVID-19 të gjithë mësuesit, mundësisht edhe nxënësit

Nuk bënë dot mësim online, 4500 nxënës rikthehen në bankat e shkollës për mësim plotësues

Varfëria, prindërit s’u sigurojnë dot fëmijëve kushtet për mësim online

Rindërtimi pas tërmetit, PD: Qytetarët në Durrës dhe Lezhë ende pa zgjidhje


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER