Nis shpërndarja e aboneve, pas 2 muajsh linjat e urbanit rikthejnë abonetë për qytetarët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas dy muajsh kufizime për shkak te pandemisë, linjat e urbanit në Tiranë kanë nisur të shpërndajnë sërish abonentë për qytetarët.

Edhe pse me numër të kufizuar pasagjeresh, shërbimi urban në Tiranë ka rinisur që prej muajit qershor, por masat e përcaktuara nga protokolli shëndetësor kundër Covid-19, jo gjithmonë respektohen.

Gazetarja e Euronews Albania, Ortenca Budlla raportoi nga qendra e Tiranës pranë stacioneve të linjave të kryeqytetit se prej së dielës abonentë kanë nisur të shpërndahen.

“Në muajt korrik dhe gusht nuk ka pasur shpërndarje të aboneve për shkak se numri i qytetarëve që udhëtojnë në urbanë është më i ulët, por tashmë në shtator ka rinisur dhe njëherë si normalisht shpërndarja e tyre” – tha Budlla, e cila kujtoi se deri më sot nuk ka pasur njoftime për masa apo ndëshkime ndaj udhëtarëve apo kompanive të transportit që nuk respektojnë protokollet anti-Covid-19.

Prej muajit mars, kur u diagnostikua i infektuari i parë me Covid-19, autoritetet shëndetësore kanë pikasur të paktën 9500 raste të tjera, prej së cilave 5200 janë shëruar ndërsa 284 nuk kanë mundur t’ia dalin mbanë.

Për shkak të rrezikut për përhapjen e infeksionit, transporti urban ishte një nga aktivitetet e shumta që u mbyllën në periudhën mars-prill.

 

Lexoni gjithashtu:

Rinis transporti urban, përgjegjësia për zbatimin e masave personale jo e kompanive

Nis transporti urban, pasagjerët ankohen për mos respektim të rregullave


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER