Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti në Laç duhet të ishte mbyllur në korrik, por punimet nisën vetëm 1 javë më parë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nëntë muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, në Laç ka nisur zbatimi i projektit të rindërtimit. Në një hapësirë prej 72 mijë m/2 do të ndërtohen 524 apartamente të reja, me anë të një projekti të financuar nga qeveria turke.

“Do të jenë 524 njësi banimi. Do të variojnë nga 48 deri në 89 metra katrorë. Gjithçka do të jetë bashkëkohore. Çdo apartament është i pajisur me vend parkimi, ndërsa do të ketë dhe hapësira të përbashkëta për argëtim”, është shprehur Servet Bir Gormen, drejtori i projektit.

Por, sipas premtimeve të bëra nga qeveria, ky projekt duhet të kishte përfunduar tashmë.

“Projekti “Toki”, sipas bisedave që pata me ministrin (Kurum), do të përfundojë në muajin korrik”, u shpreh në janar të 2020 ministri i rindërtimit Arben Ahmetaj,

 Por, jemi në fund të muajit gusht dhe punimet në Laç, kanë vetëm një javë që kanë nisur.

Sipas kryebashkiakes së Laçit, Majlinda Cara, shkak për vonesat janë bërë procedurat ligjore.

“Legjislatura, shpronësimet e banesave kanë dashur kohën e tyre”, shprehet kryebashkiakja.

Ajo shton se puna tashmë ka nisur intensivisht dhe gjithçka do të shkojë sipas afateve.

“Parashikohet që do të përfundojmë në fund të gushtit të vitit të ardhshëm”, shton znj. Cara.

Në këto njësi banimi do të akomodohen të gjitha familjet që jetonin në pallate, apartamentet e të cilave u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER