Masat për nisjen e shkollës, disa salla të veçanta janë kthyer në klasa, prioritet distanca

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Duke ndjekur këto vijëzime, të gjithë nxënësit më 14 shtator, të vendosur në radhë do të drejtohen drejt bankave të shkollës për të nisur kështu mësimin nën kushtet e COVID-19.

Në hyrje të shkollës, nxënësit pasi dezinfektojnë këmbët, duhet të matin temperaturën.

Por, si do të veprohet në rastet kur një nxënës do të rezultojë me temperaturë mbi 37.5?

Gjergj Vangjeli, drejtor i shkollës 9-vjeçare ‘Ardian Klosi’ shpjegon se me konstatimin e temperaturës së një fëmije mbi 37.5, kontaktohet direkt me prindin e tij dhe me njësinë e kujdesit të shëndetit.

Drejtori i shkollës “Ardian Klosi” na tregon se pas dezinfektimit klasat janë gati.

“Të gjithë nxënësit do futen të distancuar, duke u shoqëruar nga mësuesja, e cila patjetër duhet të jetë me maskë. Të gjithë fëmijëve të fillores u kemi rekomanduar që të mbajnë maskë, ndërsa për ciklin e lartë është e detyrueshme mbajtja e maskës.

Në çdo bankë është përcaktuar se do të ulet vetëm një nxënës, i vendosur në distancë 1.5 m nga bashkëmoshatari tjetër”, shpjegon ai.

Protokollet kanë përcaktuar se asnjë klasë nuk duhet të ketë më shumë se 20 nxënës, për këtë arsye salla të caktuara brenda shkollave janë kthyer në klasa.

“Kemi vendosur që edhe disa salla ose disa klasa të mëdha, laboratorë i kemi bërë klasa të ciklit të lartë për të pasur distancim. Klasat e ciklit fillor do të zhvillojnë 4 orë nga 30 minuta, gjithmonë lëndët kryesore, kurse cikli i lartë do i zhvillojë të gjitha lëndët sipas programit”, tregon z. Vangjeli.

Në korridore çdo shkollë duhet të ketë të vendosura postera informues për kujdesin ndaj COVID-19, ndërsa çdo tualet duhet të jetë i pajisur me kushtet e nevojshme.

“Jemi furnizuar me sapun të lëngshëm, por edhe me ujë të ngrohtë”, thotë ai.

Ndërsa distancimi fizik është një nga kushtet e domosdoshme për zhvillimit e mësimit, shkollat që kanë shkallë emergjence i kanë vënë ato në funksion të hyrjes dhe daljes së nxënësve.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER