PD sjell denoncimin e qytetarëve nga Thumana: Ndihmat pas tërmetit u ndanë në mënyrë selektive

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partia Demokratike solli këtë të shtunë një tjetër denoncim nga banorë të Thumanës, të cilët jetojë në çadër prej nëntë muajsh, që nga tërmeti i 26 nëntorit.

Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri dëgjoi shqetësimet e dy kryefamiljarëve, të cilët ankohen se pas tërmetit nuk morën asnjë ndihmë.

“Unë quhem Selman Qazim Merlika në fshatin Thumanë vet i gjashtë. Gruan e kam invalide ka nëntë vjet gruan invalide në karrocë. Me thënë të drejtën  kur ra tërmeti asnjë dyshek dhome nuk na e dhanë. Asnjë krevat asgjë, asnjë send. Unë nuk dua shtëpia vila. Unë dua siç e kam pasur”, – u shpreh Selman Merlika, banori, që prej 9 muajsh jeton në çadër.

Në videon e shpërndarë nga PD tregohet edhe rasti i një tjetër banori të Thumanës, Artur Mirdita, kryefamiljar, i cili ka qysh prej 26 nëntorit që, së bashku me familjen e tij jeton në një magazinë të sapondërtuar për mbajtjen e prodhimeve bujqësore.

Ai hedh dyshimet për selektivitet në shpërndarjen e ndihmave, dhe thotë që asnjë autoritet shtetëror nuk ka ardhur për t’i dhënë zgjidhje problemit të shtëpisë së tij, e cila me inspektimet e vitit që lamë pas, rezultoi të ishte e pabanueshme.

“Neve i kemi parë me sytë tonë, këtu ka pasur një bum, një bum ndihmash vinin, se nga shkonin se çfarë bënin ne nuk dimë gjë, nuk dimë gjë.  Ne nuk i shihnim, nuk i shihnim ku shkarkojnë, edhe këtu kur vjen puna asnjeri s’ashtu. Vjen këtu thotë s’ke hyrë në listë. Më tepër jemi indinjuar, për shembull për arsye se  këtu te porta ime s’ka ardhur asnjë, ky është problemi më i madh”, thotë banori.

Prej muajsh opozita ka kritikuar qasjen me vonesa të qeverisë për sa i përket programit të rindërtimit, ndërsa në disa dalje ajo ka vënë në diskutim edhe vetë projektet duke ngritur dyshimet për afera korruptive apo abuzime me fondet.

Në një intervistë për Euronews Albania, ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj i hodhi poshtë pretendimet. Ai këmbënguli se nuk ka pasur vonesa, dhe se problemet kryesore kanë ardhur për shkak të pandemisë. Megjithatë ai garantoi se brenda vitit 2020 një pjesë e madhe e familjeve të cilave iu dëmtuan shtëpitë do të kenë mundësinë të hynë në banesat e reja.


Etiketimet

11 vjet nga vrasja e 4 protestuesve, drejtësi s’ka

Si sot 11 vjet më parë, një protestë e organizuar kundër qeverisë së atëhershme të Sali Berishës, u kthye në demonstratë të dhunshme. Ziver Veizi,...

Meta akuzon Bashën se shiti zgjedhjet e 25 prillit

Ilir Meta akuzoi Lulzim Bashën se ka shitur zgjedhjet e 25 prillit, ditën e sotme. Akuzën e bëri në faqen e tij zyrtare në Facebook,...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER