Rindërtimi pas tërmetit, Rama inspekton shkollat në Kavajë dhe Rrogozhinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të shtunë disa shkolla që po ndërtohen në Rrogozhinë dhe Kavajë, pas tërmetit të vitit të kaluar.

Fillimisht, kreu i qeverisë u ndal në shkollën 9-vjeçare “Gosë” në Rrogozhinë, e cila pritet të jetë gati në muajin nëntor.

Kryeministri Rama shoqërohej nga ministri i shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj i cili shigjetoi opozitën për akuzat që ka ngritur për shkollat.

“Pra jemi në kohë për 26 nëntori?! Super! Edhe palestra do të jetë gati”, tha Rama.

“Edhe për transparencë për publikun, pardje kemi mbyllur fazën e parë zyrtarisht me UNDP, me Komisionin Evropian. Janë 22 shkolla në websitin e UNDP. Që nga opozita, mësuesit, qytetarët, mund t’i shohin shkollat me emra dhe vendndodhje. Janë 40 shkolla gjithashtu, dhe nga ato shkolla që rëndom opozita ka shkuar dhe thotë se s’po fillon puna”, tha ministri Ahmetaj.

Kreu i ekzekutivit u ndal edhe në shkollën 9 vjeçare në Shtodhër dhe shkollën profesionale “26 Marsi” në Kavajë të cilat i shtohen shkollave që pritet të përfundojnë në muajin nëntor.

Në Kavajë do të rindërtohen nga e para 12 shkolla të reja, ndërsa në Rrogozhinë pritet që të ndërtohen 6 shkolla të reja.


Etiketimet

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Berisha nuk regjistrohet në KQZ pa vërtetim gjykate, thotë juristi

Pa vërtetim gjykate Sali Berisha nuk mund të regjistrohet në KQZ. Kjo ishte deklarata e konstitucionalistit Jordan Daci, i cili sqaroi se praktika e Gjykatës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER