Burg për vrasësit, babë e bir ekzekutuan 23 vjeçaren për çështje nderi, mohojnë akuzat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Tiranës la të dielën në burg Faik dhe Shkëlzen Bucin babë e bir, të akuzuar si autorë të krimit makabër të vrasjes së Eglantina Bucit, (e bija e Faikut, motër e Shkëlzenit).

Ata kanë mohuar akuzat gjatë komunikimit të masës së sigurisë, por prokuroria ka arritur të dokumentojë ngjarjen e rëndë falë provave shkencore dhe dëshmisë së mikut të vëllait vrasës, që ka treguar historinë e denjë për skenarët e filmave hollivudian.

Vrasja u zbulua pas riaktivizimit të hetimeve në vitin 2017 ndërsa trupi i Eglantina Bucit ishte gjetur i groposur pas malit të Dajtit në vitin 2012.

Babë e bir kanë mohuar akuzat duke dhënë një version tjetër për ngjarjen.

“Vajza nuk vinte në shtëpi. Ka qenë e larguar nga shtëpia, por edhe me kërkesat që ka bërë vetë zoti Faik, që është person në hetim, vajza nuk vinte në shtëpi dhe ky është problemi.  Ai mendon se mund të ketë prostituuar”, tha avokati.

Eglantina Buci në atë kohë 23 vjeçe, është ekzekutuar me një plumb në kokë dhe më pas është groposur. Ajo qe shpallur e zhdukur nga autoritetet.

Shkaqet që çuan babain dhe vëllain e saj të ndërmerrnin aktin e rëndë ka qenë mosdakordësia për vendimin për të bashkëjetuar me të dashurin e saj.

Shkeklzen Buci është arrestuar më herët si vrasës me pagesë për një ngjarje në vitin 2017 në Tiranë ku kundrejt 80 mijë eurove kishte rënë dakord të ekzekutonte një person.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER