Ruçi letër krerëve të grupeve parlamentare për KQZ e re: Afat deri më 9 shtator për të propozuar kandidatët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi përmes një letre dërguar krerëve të grupeve parlamentare në vend ka kërkuar ngritjen e komisionit të posaçëm që do të zgjedhë KQZ-në e re.

Në letrën që Euronews Albania ka mundur të sigurojë, z. Ruçi kërkon nga krerët e grupeve të partive që të propozojnë anëtarët e tyre për KQZ-në deri në datë 9 shtator.

“Bazuar në nenin 17 pika 3 të ligjit nr.101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”, Kuvendi ka detyrimin për të ngritur komision të posaҫëm parlamentar, me përfaqësim proporcional nga çdo grup parlamentar, për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave të paraqitura për vendin e Komisionerit, anëtarëve të Rregullatorit dhe të KAS-it.

Ju bëj me dije se propozimin tuaj për anëtar në komisionin e posaҫëm duhet ta paraqitni pranë Kuvendit brenda datës 09.09.2020”, thuhet në letrën e Ruçit.

Ndërkohë, pas një muaji pushim, sot në orën 17:00 pritet të mbahet edhe seanca e parë e sesionit të ri parlamentar.

Në orën 10:00 është mbledhur konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare ku është përcaktuar kalendari dhe programi i punës.

Pritet që ky sesion parlamentar të përfundojë më herët se sa ishte menduar më parë, kjo për shkak të zgjedhjeve, që të dielën u vendosën të mbahen më 25 prill.

 

Lexoni gjithashtu:

Kristaq Kume tregon 2 sfidat e KQZ së re: Ndryshimet në kodin zgjedhor të kalojnë nga Këshilli Politik

Nis gara për KQZ, Kuvendi publikon thirrjen, partitë fillojnë punën për emrat

Botohen ndryshimet e Kodit Zgjedhor, sfida e ardhshme KQZ-ja e re


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER