Katër viktima dhe 167 raste të reja me COVID në Shqipëri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Katër persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri duke e çuar në 338 numrin vikamave. Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID- 19 një 59-vjeçar dhe një 78-vjeçar nga Tirana, një 71-vjeçare nga Shkodra dhe një 76-vjeçar nga Lezha.

Ndërkohë janë identifikuar 167 raste të reja pozitive gjatë kryerjes së 862 testimeve ditës të fundit. Nga ana tjetër, rezultojnë 46 persona të shëruar nga virusi gjatë ditës së fundit.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Të prekurit e 24 orëve të fundit janë identifikuar në këto qytete:
88 raste në Tiranë, 11 në Durrës, 9 ne Lezhë, 8 në Elbasan, nga 7 raste Korçë, Fushë-Arrëz, 6 në Krujë, 5 në Vlorë, nga 4 raste Shkodër, Berat, 3 në Gramsh, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Dibër, Malësi e Madhe, Memaliaj.

COVID-19 – Statistika (14 Shtator 2020)

Testime totale                    74766

Raste pozitive                    11520

Raste të shëruara               6615

Raste Aktive                        4567

Humbje jete                          338

(Qarku Tiranë 161, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë               2317

Durrës               516

Shkodër            357

Lezhë               268

Elbasan            232

Korçë               209

Fier                  185

Vlorë                163

Kukës              140

Berat                 84

Dibër                 49

Gjirokastër        47

 

Lexoni gjithashtu:

Edukimi në pandemi, eksperti Fiqiri Çifliku: Prindërit ishin të shqetësuar, u dyndën para kangjellave të shkollave

FOTO| Shkolla nisi mes rrëmujës, vështirësi në ruajtjen e distancës, prindërit kërkojnë menaxhim më efikas

Etiketimet

Turizmi rural në Shqipëri, “Shtegu i Ngjyrave” në Kukës mahnit me bukuritë natyrore

Deri tani Shqipëria është vlerësuar nga shumë operatorë dhe vizitorë ndërkombëtarë për peizazhin, natyrën, pamjen e saj të bukur, të cilat konsiderohen gjithashtu si...

Pasojat e pandemisë, BQE: Burrat humbën më shumë vende pune se gratë

Burrat pësuan humbjen më të madhe të vendeve të punës në bllokun evropian gjatë pandemisë. Kështu deklaroi të mërkurën Banka Qendrore Evropiane, duke hedhur...

Ligjshmëria e zgjedhjeve lokale, Kushtetuesja do t’i drejtohet Komisionit të Venecias

Pas një seance maratonë, Gjykata Kushtetuese vendosi sot të pezullojë gjykimin për padinë e Voltana Ademit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Tashmë Gjykata Kushtetuese...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER