U merrte para studentëve në këmbim të provimeve, lihet në burg pedagogu korçar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar ka lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” pedagogun e universiteti “Fan Noli”, Alket Dino dhe sekserin e tij Xhevi Dervishi.

Dino u arrestua 3 ditë më parë pasi nga hetimet e kryera nga SPAK rezultoi se merrte ryshfet nga studentët për t’u dhënë provimet.

Paratë kalonin nëpërmjet sekserit Xhevi Dervishi. Ditën e arrestimit pedagogut Alket Dino iu gjet dhe sekuestrua një shumë parash prej 50.000 lekësh dhe 300 € që dyshohet se i kishte përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

35-vjeçari Dino ishte pjesë e Departamentit të Shkencave Sociale, si pedagog i Sociologjisë. Ai rezulton se është diplomuar në Universitetin “Fan .S. Noli” Korçë, Fakulteti i Mësuesisë, Dega: Filozofi – Sociologji, Periudha e studimit 01.10.2005 – 19.07.2008.

Ndërkohë studimet pasuniversitare i ka kryer në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, Dega: Sociologji, DND (diplomë e nivelit të dytë) Master Shkencor në Sociologji, Periudha e studimit 02.11.2008 – 15.07.2010. Dino mbante dhe gradën Doktor i Shkencave prej vitit 2018 të mbrojtur në një universitet privat në Tiranë.

 

Lexoni gjithashtu:

Korrupsion me provimet, SPAK arreston pedagogun dhe sekserin


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER