Muzika e natës vijon e mbyllur, Elton Deda: Komunitetit të artistëve ju mungon një organizim institucional

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në një intervistë për Euronews Albania këngëtari Elton Deda u shpreh i shqetësuar për indiferencën që po tregohet sa i përket situatës së artistëve gjatë periudhës së pandemisë.

Ai tha se duhet marrë parasysh që edhe në këto lloje biznesesh të cilët u mbyllën të parët dhe do të hapen të fundit  ka njerëz që punojnë dhe që dëmtohen duke shprehur se zërin e tij e ka ngritur aq sa ka mundur nëpërmjet statuseve në Facebook.

Mes të tjerash këngëtari sqaroi se komunitetit të artistëve ju mungon një organizim institucional mes të tjerash.

 “Disa përfaqësues të qeverisë do të ishte mirë të merrnin kontakt me ne ose ne me ata, duhet bërë një qark I shkurtër këtu në mënyrë që tu themi problematikën tonë sepse ngado që ta rrotullosh industria e artit në përgjithësi është më e dëmtuara”,- tha ai.

Në fjalën e tij Elton Deda shprehu se artistët kanë dorëzuar gjithashtu një letër zyrtare në Ministrinë e Kulturës por askush nuk ka kthyer përgjigje e këtë e ka konsideruar si diçka jo të re.

“Arti nuk vret, arti e shëron shoqërinë”,- tha Deda teksa solli në vëmendje edhe njëherë se duhet bërë patjetër diçka për përmirësimin e situatës.

Sipas tij njerëzit duan që në fundjavë të çlirohen nga streset dhe për këtë nuk ka opsion më të mirë se arti.

Ndërkaq këngëtari theksoi se për artistët që kanë tetë muaj pa të ardhura nuk vë re se po bëhet diçka për të ndryshuar gjendjen e situatës.

“Kjo është një kategori e vogël njerëzish të cilës nuk mendoj se qeverisë i rëndon shumë ta ndihmojë në këto momente të vështira”,- përfundoi Elton Deda.

 

Lexoni gjithashtu : 

Hapja e restoranteve me rregulla strikte, Marjeta Dervishi nga ISHP: Udhëzuesi është i përkohshëm

Rihapja e ambienteve të mbyllura, Enri Jahaj: Sektori mbetet i gjunjëzuar

Nga 1 tetori hapen baret, restorantet dhe pishinat në ambientet e mbyllura, klubet e natës vijojnë të mbyllura

Rama lajmëron nga Vlora hapjen e ambienteve të brendshme të lokaleve


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER