Postblloqet e Policisë, Hajdarmataj: Mungesë inteligjence policore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në një intervistë për Euronews Albania, Arben Hajdarmataj, ish-drejtuesi i Policisë foli rreth masave të Policisë për të ndaluar veprimtaritë kriminale duke i konsideruar postblloqet e shtuara si një metodë jo efikase.

Pyetur për sa po e lufton Policia krimin duke marrë parasysh gjithë ngjarjet e ndodhura së fundmi Arben Hajdarmataj tha se Policia e Shtetit nuk ka qenë në nivelin e duhur.

“Unë mendoj që Policia e shtetit shqiptar aktualisht në kohën që ne po kalojmë është diçka e frustruar sa i përket vendimeve që merr. Ka ndikim shumë të madh politika mbi Policinë e Shtetit” ,- u shpreh ai.

Sipas tij Drejtuesi i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit apo Ministri i Brendshëm kanë më tepër sensin militar sesa inteligjencën policore.

“Ngritja e postblloqeve çdo natë do të thotë se nuk ka inteligjencë policore”,- tha z. Hajdarmataj teksa vuri në dukje mungesën e besimit që qytetarët kanë te Policia dhe mungesën e strukturave policore gjithashtu.

Ish- drejtori i Policisë së Shtetit theksoi për të disatën herë se ndikim politik në punën e Policisë po e bën të vështirë efikasitetin e operacioneve policore dhe rezultateve të mira sa i përket ndalimit të veprimtarive kriminale.

Arben Hajdarmataj tha se postblloqet janë taktika policore dhe kjo nuk ka pse të lidhet me fushatën elektorale.  Ai nuk la pa përmendur se ajo që vë re është më tepër mediatizimi se puna reale dhe efektive e Policisë.

“Kjo (ngritja e postblloqeve) ndodhi për shkak se situata kriminale këto javët e fundit doli jashtë kontrollit dhe thjesht për ta mediatizuar dhe për t’i treguar opinionit publik që ne po bëjmë një punë ka ngritur dhe këtë lloj taktike policore, postblloqe vend e pa vend që unë siç e shpjegova nuk jam kundra parimisht por taktikisht nuk më duket se ka ndonjë efekt aq të madh”,- tha ai.

Së fundmi Hajdarmataj përmendi si qarqet më problematike Vlorën, Elbasanin, Durrësin dhe disi më pak Shkodrën duke sqaruar se nuk e fut Tiranën në këtë grup duke marrë në konsideratë faktin që është metropol.

 

Lexoni gjithashtu : 

Kontrollet me postblloqe, kapen disa armë dhe persona në kërkim gjatë aksionit policor

Ngjarjet e fundit, Veliu dhe Vocaj takim me drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës

 


Etiketimet

720 persona të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë numri i njerëzve që u infektuan me coronavirus në 24 orët e fundit ishte 720. Ky rezultat doli pas testimit të 4.785...

Bujku punon tokën me gomar në Fishtë

Në shekullin e 21 Ndue Fuga përdor gomarin për të punuar tokën. Ai nuk ka mundësi të përdorë traktorin, sepse nafta është e shtrenjtë. Një...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER