Inspektorati i Drejtësisë: Të shkarkohet gjyqtari Markelian Kuqo, firmosi lirimin e një të burgosuri përjetë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) pritet të vendosë më 14 tetor nëse do të pranojë kërkesën e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD), për të shkarkuar gjyqtarin e Gjykatës së Korçës Markelian Kuqo.

Sipas Inspektoratit, Kuqo firmosi lirimin me kusht të Gert Gjinerarit, i dënuar me burg për jetë për vrasjen e Arben Grorit. Inspektorati thotë se me këtë veprim gjyqtari ka cenuar imazhin e sistemit gjyqësor dhe besimit të publikut. Por sipas gjyqtarit, ILD nuk i ka dërguar shkresë zyrtare dhe nuk ka asnjë argument për shkarkimin e tij.

Pas kësaj KLGJ vendosi ta shtyjë vendimin më datë 14 tetor.

Emri i gjyqtarit Kuqo u përmend nga ILD në raportin vjetor të publikuar pak muaj më parë.

Në këtë raport, që përmblidhte punën gjashtë-mujore të Inspektoratit, thuhej se ishin depozituar rreth 1340 ankesa kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve.

 

Lexoni gjithashtu:

1339 ankesa në 6 muaj në Inspektorin e Lartë të Drejtësisë

 


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER