Meta: Çështjet e humbura në Arbitrazh rrezik për financat e vendit, detyrime që shkojnë 100 mln euro për vetëm 1 gjyq

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i vendit, ilir Meta në konferencën e përjavshme për mediat shprehu shqetësimin për rrezikun që i kanoset financave të vendit nga çështjet e humbura në Gjykatën e Arbitrazhit.

Kreu i shtetit akuzoi avokaturën e shtetit për mungesë transparence dhe shkelje të kushtetutës në mos dhënien e informacionit për presidentin e republikës, edhe pas 2 kërkesave zyrtare nga ky i fundit.

“Që më 13 korrik, ku në media u bënë publike shifra shqetësuese që tregojnë akumulimin e detyrimeve të shtetit për çështje të humbura nga Republika e Shqipërisë në gjykata të arbitrazhit ndërkombëtar, detyrime që shkojnë në 100 mln euro për vetëm një çështje, në mënyrë zyrtare i kam kërkuar avokaturës së shtetit të dhëna për numrin e çështjeve në proces pranë gjykata të arbitrazhit kur republika e Shqipërisë është e paditur dhe detyrimet e shtetit shqiptar.

Për çështje ‘Hydro dhe të tjerët’ kundër Shqipërisë, ku sipas fakteve të bëra publike Shqipëria ka humbur çështjen dhe ka një dëm prej rreth 100 mln eurosh.

Nevoja për të fshehur nga opinioni publik përgjegjësitë janë arsyet që kanë çuar në mos dhënien e informacionit për presidentin për më shumë se 2,5 muaj”, u shpreh kreu i shtetit.

Ai paralajmëroi avokaturën e shtetit se do të mbante përgjegjësi ligjore dhe personale për mungesën e transparencës kundrejt kreut të shtetit lidhur me këto çështje sensitive, për të cilat siç tha ka detyrim ligjor t’i përgjigjet presidentit. Kjo mungesë transparence sipas kreut të shtetit tregon se fsheh një qëllim kriminal.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER