Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi në parim ndryshimet në Ligjin për Policinë e Shtetit, por në draftin final mazhoranca ka hequr fjalën “përgjim ambiental” duke e zëvendësuar me “mbikëqyrje”.
Kështu shumica socialiste ka riformuluar propozimin për ndryshimin në Nenit 131 të ligjit, që i jepte të drejt uniformave blu të përgjonin bisedat e personave në ambiente publike, si dhe në mjete të transportit publik.
“Në thelb janë bërë ndryshime sa i përket terminologjisë, për arsye se pati disa keqkuptime që besoj që ishin të argumentuara sa i përket terminologjisë. Për arsye se shumë veta e keqkuptuan si një ndërhyrje në ligjin e përgjimeve, dhe për dhënie atributesh, kompetencash policisë për të kryer përgjime, me iniciativën e vet dhe nën përgjegjësinë e vetë. Është rishikuar terminologjia duke zëvendësuar fjalën “përgjim ambiental”, me “mbikëqyrje”. Kjo besoj e ka zëvendësuar në thelb shqetësimin e disa kolegëve të komisionit dhe të disa përfaqësueseve të institucioneve. Thelbi i këtij ndryshimi në ligj është neni 131, i cili flet për masat e veçanta,” – u shpreh ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
Në parim u votua edhe parashikimi që punonjësit e Policisë së Shtetit të mund të transferohen në struktura të tjera shtetërore si hetimi tatimor, nëse kjo kërkohet por duke hequr dorë nga atributet e uniformës.
Lexoni gjithashtu:
Përgjimet me “çimka”, qeveria tërhiqet nga projektligji që i shtonte kompetencat policisë
Juristi Logu: Projektligji për policinë vë në diskutim qëllimin kryesor të reformës në drejtësi
Nisma për përgjimet e Policisë së Shtetit, deputetja Xhina: Ky ligj ka nevojë për sqarim publik
Përgjimet me “çimka”, Prokuroria e Përgjithshme kundër nismës së Ministrisë së Brendshme