Kontroll mbi udhëtarët, marrëveshja Shqipëri-SHBA për luftën kundër krimit ndërkombëtar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kenë një sistem të përbashkët për të kontrolluar udhëtarët.

Memorandumi i bashkëpunimit ka marrë miratimin në komisionet parlamentare dhe pritet të votohet së shpejti edhe në seancë plenare.

Por çfarë përmban dokumenti i firmosur nga ambasadorja Yuri Kim dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Në fokus është minimizimi i rreziqeve që lidhen me shfrytëzimin kriminal dhe terrorist të udhëtimit ndërkombëtar, si dhe kërcënimeve të tjera në fushën e sigurisë kufitare, me anë të analizës dhe vlerësimit të informatave për pasagjerët.

Për këtë do të ngrihet edhe një sistem elektronik me ndihmë të autoriteteve të sigurisë dhe doganave të SHBA-së për të identifikuar personat që përbëjnë rrezik për sigurinë e Amerikës dhe anasjelltas.

Krahas informacioneve për pasagjerët, marrëveshja parashikon edhe shkëmbimin e  informacionit për ekuipazhet, identifikimin e rrjeteve kriminale apo rreziqeve ndaj kërcënimit të sigurisë të panjohura më parë.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER