Presidenti Meta mesazh urimi homologut gjerman me rastin e 30-vjetorit të Bashkimit të Gjermanisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti Ilir Meta i drejtoi një mesazh urimi homologut të tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

“Më lejoni që me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, të shpreh në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet më të ngrohta e të përzemërta për Ju dhe popullin mik gjerman.

Në këtë jubile të rëndësishëm të 30 vjetorit të bashkimit të Gjermanisë, kam kënaqësinë e veçantë të vlerësoj bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston ndërmjet dy vendeve tona, si dhe ndjenjat e thella të miqësisë ndërmjet dy popujve tanë”,- shkruan presidenti Meta në urimin e publikuar në faqen e tij në Facebook.

Presidenti i Shqipërisë me anë të kësaj letre shprehu mirënjohjen e tij për qasjen strategjike të Gjermanisë sa i përket zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Z. Meta nuk la pa përmendur dhe kontributin e Gjermanisë  në vendimin politik të këtij viti të Këshillit Europian për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë.

“Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen e thellë për qasjen strategjike të Gjermanisë në mbështetje të zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe kontributin e saj thelbësor në vendimin politik të këtij viti të Këshillit Europian për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë.

Mbështetja e drejtpërdrejtë dhe e sinqertë e Gjermanisë mike është mirëpritur nga mbarë populli shqiptar”, shkruan kreu i shtetit, teksa shpreh angazhimin e tij ‘për të nxitur të gjithë aktorët institucionalë të vendit të vijojnë pandalur me reformat dhe plotësimin e kushteve që do të mundësojnë avancimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë’.

 


Etiketimet

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Berisha nuk regjistrohet në KQZ pa vërtetim gjykate, thotë juristi

Pa vërtetim gjykate Sali Berisha nuk mund të regjistrohet në KQZ. Kjo ishte deklarata e konstitucionalistit Jordan Daci, i cili sqaroi se praktika e Gjykatës...

A është politike inicativa e Metës për bashkitë pa kryetarë?

Juristi Plarent Ndreca tha se presidenti i Shqipërisë Ilir Meta mund të jetë duke bërë një veprim politik, për të dekretuar datën e zgjedhjeve...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER