Pesë eurodeputetë përgëzojnë qeverinë për tërheqjen nga projektet e HEC-ve në Vjosë dhe i kujtojnë Valbonën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pesë deputetë të Parlamentit Evropian, anëtarë të aleancës së të gjelbërve, kanë përshëndetur deklaratën e Kryeministrit Edi Rama bërë javën e shkuar ku thoshte se qeveria ka refuzuar kërkesat për të ndërtuar hidrocentrale në pjesën e poshtme të lumit Vjosa.

Në një letër adresuar kryeministrit, deputetët Thomas Waitz, Niklas Nienass, Jutta Paulus, Viola von Cramon-Taubadel dhe Ciaran Cuffe i bëjnë thirrje Ramës që të rishikojë me të njëjtën qasje projektin e hidrocentralit në Valbonë dhe parqe të tjera kombëtare.

Pas disa replikash me Presidentin Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama tregoi javën e shkuar se “ministria e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte hidrocentralesh në Vjosën e poshtme, e cila do të integrohet me Parkun [Kombëtar të Vjosës – propozuar nga shoqatat dhe aktivistët mjedisor një vit më parë]”.

“Ky është një vendim për të cilin shumëkush ka luftuar, për shoqërinë civile në Shqipëri dhe gjetkë ka qenë një luftë e gjatë, më së shumti për njerëzit e zonave. Vendimi do të ketë ndikim të çmuar në mjedis dhe biodiversitetin e një prej lumenjve të fundit me rrjedhë të lirë në Evropë. Më shumë se prej së gjithëve, është në interes të njerëzve të zonave që i janë druajtur ndikimit që mund të ketë në jetesën e tyre, që varet nga qasja në ujë dhe ekosistem të paprekur,” – thuhet në letrën e pesë eurodeputetëve.

Mbi shtatëqind shkencëtarë nga e gjithë bota janë angazhuar vitet e fundit për të mbrojtur rrjedhën e lumit Vjosa dhe biodiversitetin unik që ka. Rrjedha veriperëndimore e saj kërcënohej nga një hidrocentral që qe parashikuar të ndërtohej në Kalivaç.

Pas disa vitesh protestash dhe aktivitete kundër këtij projekti, javën e shkuar në Vjosë u përurua një qendër hulumtuese, e cila do të nxjerrë më mirë në pah rreth 300 lloje gjallesash endemike që jetojnë përmes lumit. Si pjesë e angazhimit kundër dëmtimit të Vjosës, grupi i shkencëtarëve, shoqatave mjedisore dhe aktivistëve të mjedisit propozuan vitin e shkuar që Vjosa të shpallej Park Kombëtar dhe si e tillë të bëhej e mbrojtur ligjërisht nga ndërhyrjet për hidrocentrale.

“Shpëtimi i lumit të Vjosës i dërgon më së shumti një sinjal Brukselit se Shqipëria është e përkushtuar për të luajtur pjesën e saj në mbrojtjen e natyrës evropiane. Ne, të nënshkruarit anëtarë, po e ndjekim me vëmendje vendimin dhe fjalën tuaj. Ky vendim është sinjal pozitiv i përkushtimit të Shqipërisë për t’u integruar drejt Bashkimit Evropian,” – shkruajnë më tej pesë deputetët e PE-së.Letra e eurodeputetëve dërguar kryeministrit Edi Rama për hidrocentralet.

Por përfaqësuesit e Të Gjelbërve në PE nuk humbën rastin t’i kujtojnë kryeministrit se shembull i ngjashëm i dëmit në mjedis në një park kombëtar ka ndodhur në rastin e Valbonës.

“Duam të vëmë në dukje se teksa ky vendim është shumë i mirëpritur, ka të tjerë projekte hidrocentralesh që janë duke kërcënuar natyrën e Shqipërisë, përfshirë këtu hidrocentralin në Parkun Kombëtar të Valbonës. Ne ju kërkojmë të rishikoni projektet dhe praktikat e lidhura me hidrocentralet dhe të tregoni të njëjtin angazhim për të ruajtur trashëgiminë e mrekullueshme të vendit tuaj,” – shprehen deputetët e PE-së.

Shqipëria ka 8 lumenj kryesorë me prurje të bollshme uji dhe qindra të tjerë të vegjël që ose lidhen me to, ose kanë prurje të luhatshme në varësi të reshjeve.

Sipas një raporti (lexo këtu raportin e plotë) të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Shqipëria ka shfrytëzuar vetëm 35.4% të potencialit të saj hidro-energjitik.

Pikërisht për të shfrytëzuar më shumë burimet hidro-energjitike, prej vitit 2002 e deri më sot, Shqipëria ka lidhur 253 kontrata koncesionare, prej së cilave parashikohen të ndërtohen qindra hidrocentrale, por që aktualisht janë ndërtuar dhe kanë nisur të prodhojnë energji 69 HEC-e të vogla dhe dy të mëdha si Ashta në Drin dhe EVN-AG në Devoll.

Zyrtarisht vendi ka mbi 55 zona të mbrojtura si parqe, apo rezervate strikte natyrore. Në 12 prej këtyre rezulton se janë planifikuar dhe licencuar për t’u ndërtuar 60 hidrocentrale, nga të cilat diçka më shumë se gjysma e tyre janë konkretizuar.

Ndërtimi në zonat e mbrojtura ka qenë një nga shqetësimet kryesore të mjedisorëve dhe BE-së, pas lobimit të kësaj të fundit Banka Evropiane e Investimeve vendosi të rishikojë politikat e saj dhe të mos mbështesë më financiarisht projekte hidrocentralesh në zona të mbrojtura.

 

Lexoni gjithashtu:

Hapet qendra kërkimore “Vjosa”, Meta-Rama përplasjen për pasuritë natyrore

Etiketimet

Sopranoja Ermonela Jaho: Në momentin që nuk do kem emocione, do ta lë këtë zanat

“Në momentin që nuk do kem emocione unë do ta lë këtë zanat”. Kështu u shpreh për Euronews Albania, sopranoja e njohur Ermonela Jaho...

‘Grusht shteti brenda partisë’, Bejko dhe Bumçi përplasen për përjashtimin e Berishës

Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi dhe Roland Bejko debatuan në Euronews Albania sa i takon legjitimitetit të vendimit...

‘S’mund të jetojmë dot pa artin’, Ermonela Jaho tregon emocionet në Teatrin e Operas dhe Baletit

Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se gjatë performancës së saj në Teatrin e Operas dhe...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER