Bashkitë ‘të zhytura’ në borxhe, Tirana kryeson listën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pandemia dhe largimet e padrejta nga puna kanë krijuar vështirësi financiare për bashkitë të cilat kanë arkëtuar më pak para dhe kanë rritur nivelin e borxheve. Projektbuxheti 2021 parashikon rikuperim të arkës së 61 njësive vendore.

Vitin e ardhshëm, 61 bashkitë në vend do të marrin nga buxheti i shtetit në total 26.5 miliardë lekë apo 213 milionë euro në formën e transfertës së pakushtëzuar. Kjo shumë që kompenson defiçencat në të ardhura dhe ndahet sipas një formule fikse, do të pësojë rritje.

Nga fondi total, 7.8 miliardë lekë do të shkojnë për arsimin, shërbimin e mbrojtjes nga zjarri; administrimin e pyjeve etj, ndërsa 500 mln për emergjencat civile.

Fondet për këto bashki vijnë në një situatë të pazakontë, ku mbyllja nga pandemia ka sjellë rritje të borxheve dhe më pak të ardhura në arkëtime nga taksat.

Kështu në nivel vendor, detyrimet e prapambetura u rritën me 500 milionë lekë, brenda një viti, duke arritur në fund të muajit qershor në 8.7 mld lekë, ose 70 mln euro, pjesa më e madhe vendime gjyqësore për largimet e padrejta nga puna.

Në nivel lokal, rezulton se bashkia Tiranë ka vlerën më të lartë të detyrimeve, 15.7 mln euro, e ndjekur nga bashkia Kavajë, Kamëz, Pogradec e Lezhë.

Sa i përket eficencës nga taksat lokale, shifrat flasin për 2 mld lekë të munguara ose 16 për qind më pak se vitin e kaluar. Po ashtu, edhe për taksën e pronës mungojnë afro 300 mln lekë.

Nga ana tjetër, në buxhetin e vitit 2021 për herë të parë, të ardhurat e bashkive nga taksat e ndara, parashikohet të rriten me rreth 900 milionë lekë, përfshirë këtu shpërndarjen e tatimit mbi të ardhurat personale për njësitë  e vetëqeverisjes vendore.

Kryetar i shoqatës se bashkive, Agron Haxhimali duke folur për Euronews Albania thotë se buxheti i vitit 2021 është thuajse i njëjtë me atë të një viti më parë dhe se diferenca është shumë e vogël.

“Nuk është një buxhet i mirë por mund ta mirëkuptojmë referuar situatës ekonomike”, deklaroi z. Haxhimali.

Sa i takon ndarjes mes bashkive, ai thotë se tashmë ky është një problem i tejkaluar dhe problemi qëndron vetëm në volum, pasi transfertë e pakushtëzueshme bëhet vetëm për 1%.

Ai deklaroi se shikon si problem parashikimin për rritjen e të ardhurave nga qeveria për pushtetin lokal në një kohë kur bizneset dhe qytetarët janë të prekur nga kriza ekonomike.

“Qeveria ka  parashikuar rritje me 10% të të ardhurave nga taksat vendore. Ne jemi në ekonomi shumë të dobët, qytetarët dhe bizneset janë në kushte të vështira. Nga do t’i nxjerrin bashkitë këto të ardhura me 2.5 mld lekë më shumë?”, u shpreh kreu i shoqatës së bashkive.

Etiketimet

Gjermania 153 mijë vaksinime në ditë, spitalet përtej kapaciteteve

Nuk dihet nëse është për shkak të rikthimit të infektimeve në javët e fundit, për shkak të variantit të ri Omicron, apo për shkak...

NATO paralajmëron Moskën për Ukrainën, Putin nuk tërhiqet

Ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s u takuan në Riga për të adresuar dy çështje: rolin e Rusisë në lindje të Ukrainës dhe...

Çdo person që hyn në Kosovë të ketë certifikatë vaksinimi, qeveria Kurti miraton masat e reja anti-COVID

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e rejat për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER