Myqerem Tafaj: Nuk ka as rritje 0.9% dhe as buxhet të mjaftueshëm që t’i përgjigjet nevojave të arsimit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prof.Dr. Myqerem Tafaj, ish Ministër i Arsimit në një intervistë për Euronews Albania, foli për sistemin e arsimit në vend dhe konkretisht për rritjen e buxhetit për këtë sektor i cili sipas tij është një buxhet në kohë krize që nuk ka aspak nuancat e një buxheti për zhvillim.

“Në këtë kontekst edhe buxheti i arsimit nuk është rritur 0.9%. Po të shihni në tabelën e shpërndarjes së buxhetit sipas funksioneve do ta gjeni buxhetin e arsimit me 451 milion dollarë ose 45.1 miliardë, më duket, lekë dhe ky buxhet po të llogaritet ndaj prodhimit të përgjithshëm bruto është në fakt 2,7%, nuk është më shumë,” – sqaroi Tafaj.

Në qëndrimin e tij buxheti i arsimit nuk i përmbush nevojat e këtij sektori në Shqipëri.

Ndër të tjera Myqerem Tafaj tha se ajo që duhet patjetër të korrigjohet dhe për të cilën flasim shumë pak është buxheti për shkencën.

“Do t’i lutesha Komisionit Parlamentar por në radhë të parë do t’i lutesha Konferencës së Rektorëve të Shqipërisë të ngrejë zërin për buxhetin e shkencës. Nëse nuk rritet buxheti për shkencën nuk ka shans që të zhvillohet as arsimi i lartë dhe asnjë sektor në Shqipëri. Me këtë buxhet për kërkimin shkencor Shqipëria ngjan si një vend i botës së tretë,” – apeloi Tafaj.

Në fjalën e tij ish Ministri i Arsimit theksoi se Shqipëria nuk e ka luksin të mos investojë në arsim. Duke qenë vend i vogël dhe i varfër duhet të investojë për mos të ngelur në po të njëjtin vend.

Së fundmi ai tregoi se e përshëndeste rritjen e pagave për stafin e mësuesve por e konsideroi një vendim të marrë me vonesë.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER