Një lagje e re në Tiranë për të prekurit nga tërmeti, Rama: Ne nuk i fusim njerëzit në kasolle dhe vetë të jetojmë në vila

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Është hapur kantieri i parë për ndërtimin e një lagjeje të re në zonën e Bregut të Lumit, ku do të strehohen të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryeministri Edi Rama tha se kjo lagje do të shndërrohet në pak kohë nga një zonë kaotike në një nga qendrat e reja të Tiranës.

“Kjo zonë këtu mbase do të ishte prekur për t’u ngritur më lart pas 10-20 apo më shumë vjetësh kur të krijoheshin mundësitë, ndërkohë që ne e prekim sot me ambicien që mbi këto rrënoja apo ngrehina kaotike të ndërtojmë në pak vite një qendër të re të Tiranës.

Një adresë të re për gjeneratat dhe një hapësirë cilësisht të re për plot 11 mijë banorë, që do të jetojnë këtu, jo në një periferi të largët dhe me shumë mungesa, por si një zonë ku do të jetë kënaqësi të jetosh. Dhe nga ana tjetër, jo më pak e rëndësishme; vlera e pasurisë së patundshme do të jetë shumëfish më e lartë seç është sot.

Do kenë jo vetëm një shtëpi më të fortë, por edhe një vlerë më të madhe pasurore.

Se nuk e bëjmë sa për të futur njerëzit nëpër kasolle apo apartamente të traditës së banesa sociale të këtyre që për vete kanë vila në seri sa në det e sa në kodër, si këta për njerëzit imagjinojnë kotece dhe geto”, tha kryeministri.

Teksa theksoi se i mirëkupton të gjithë ata banorë të prekur nga tërmeti që mezi presin të futen në shtëpitë e tyre, kreu i qeverisë u tregua kritik ndaj atyre që thonë se rindërtimi po ecën ngadalë.

Sipas tij, gjithçka ka nisur të ndërtohet deri tani, që nga shtëpitë e deri tek shkollat, është bërë me fonde të buxhetit të shtetit, pasi siç tha, asnjë qindarkë nga paratë e mbledhur në konferencën e donatorëve nuk ka ardhur ende për qeverinë shqiptare.

“Ato fonde administrohen nga vetë shtetet. Na takonte ne të ecnim më shpejt dhe e kemi bërë.

Në Itali ka që në 2016 tërmeti në Amatriçe apo që në 2009 ai në Aquila dhe ende sot flitet për fillim kantiere ndërtimesh, se janë procese të ndërlikuara”, tha kreu i qeverisë.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se do të jenë 10 pallate të reja që do të ndërtohen në këtë lagje me 1000 apartamente për të dëmtuarit nga tërmeti dhe jo vetëm, në zonën e Bregut të Lumit.

Nga ana e tij, ministri i rindërtimit Arben Ahmetaj tha se zona e ‘5 Majit’, e cila shpesh në mënyrë të stigmatizuar është quajtur Bregu i Lumit, do të jetë simbol i infrastrukturës moderne.

“Do jetë një nga lagjet më moderne që do të ketë kryeqyteti, ky është praktikisht një qytet. 11 mijë banorë, do të jetë një nga 4-5 qendra e qytetit të Tiranës, do angazhohen mbi 1600 të punësuar”, tha ministri Ahmetaj..


Etiketimet

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Berisha nuk regjistrohet në KQZ pa vërtetim gjykate, thotë juristi

Pa vërtetim gjykate Sali Berisha nuk mund të regjistrohet në KQZ. Kjo ishte deklarata e konstitucionalistit Jordan Daci, i cili sqaroi se praktika e Gjykatës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER