”O tani o kurrë”, Meta: Të instalojmë ligjin për referendumin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti Ilir Meta bëri thirrje që nisma për referendumet të miratohet urgjentisht duke theksuar se do të bënte gjithçka që ka në dorë si institucion deri sa kjo nismë të zbatohej në mënyrë të efektshme.

“Populli ka mbetur peng i politikës, ndërkohë që politika duhet të jetë në dorë të qytetarëve. Shpresoj që ky kuvend të bëjë një punë të mirë dhe ta miratojë këtë ligj sipas të gjitha përcaktimeve që ju i keni bërë ligjit.

O tani o kurrë! Unë jam i bindur që kjo do të ndodhë, në mos brenda pak muajsh, brenda vitit që vjen e kemi për detyrë ta instalojmë këtë ligj”, tha kreu i shtetit teksa citoi Kushtetutën e vendit ku thuhet se nëse do sundojë populli atëherë do sundojë dhe ligji.

Presidenti tregoi se ka konstatuar një numër të madh ligjesh që bien ndesh me kushtetutën dhe shprehu me bindje se këto aktualet janë ligje me nivel të lartë antikushtetueshmërie.

Sipas tij, situata aktuale që po kalojmë është më e rënda që jemi përballur që prej 100 vitesh dhe e konsideroi një situatë që ka dëmtuar jetën shoqërore ashtu siç ka cenuar dhe besimin e qytetarëve te shteti i së drejtës.

“Ligjvënësi po përkeqëson gjendjen ligjore, po shpërfill interesat qytetare”, u shpreh presidenti Meta.

Në fjalën e tij Meta theksoi se situata aktuale po i sjell dëme të mëdha shtetit duke treguar fillimisht se Shqipëria është vendi i fundit në rajon sa i përket investimeve të huaja ama është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor sa i takon numrit të azilkërkuesve.


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER