‘Kemi testuar 1 për qind të popullsisë këtë muaj’. Silva Bino tregon çfarë do të bëhet me shkollat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shtimi i rasteve me coronavirus në vendin tonë ka detyruar Komitetin e Ekspertëve të ndërmarrë disa masa kufizuese. 

Kështu është vendosur mbyllja e konvikteve, dhe zhvillimi online i mësimit për studentët. Gjithashtu po vlerësohet mbyllja e bareve në zonën e bllokut pas orës 22:00

Silva Bino, Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP tha për Euronews Albania se vendimi për të zhvendosur online mësimin në universitete u mor pas të dhënave epidemiologjike që tregonin një shtim të rasteve me COVID-19 gjatë dy javëve të fundit dhe përhapjen më të madhe të infeksionit në moshat e reja.

Sa i përket shkollave 9-vjeçare, znj. Bino tha se nga vlerësimet e bëra deri tani, të mbështetura edhe në të dhënat botërore, rezulton se këto ambiente nuk kanë impakt në përhapjen e epidemisë.

E pyetur nëse është i mjaftueshëm numri i testimeve që po kryhen znj. Bino solli si shembull vende të cilat sipas saj kanë pasur sukses përballë COVID, siç është Koreja e Jugut apo Tajvani që testojnë deri në 1 për qind të popullatës, gjë që siç tha Shqipëria e ka arritur gjatë këtij muaji.

Ajo apeloi për zbatimin e rregullave të thjeshta që nisin nga mbajtja e maskës, por kjo e fundit nuk mjafton sipas shefes së ISHP, nëse nuk ndiqet nga të tjera rregulla në komunitet që kanë të bëjnë me distancimin social.

Znj. Bino tha se do të nisë futja e testeve të shpejta, ndërsa shpjegoi se ato janë teste specifike që identifikojnë, por kanë një marzh gabimi më të madh se testi PCR.


Etiketimet

Protesta që përfundoi me vrasjen e 4-fishtë në Bulevard

Si sot 11 vjet më parë, një protestë e organizuar kundër qeverisë së atëhershme të Sali Berishës, u kthye në demonstratë të dhunshme. Ziver Veizi,...

Meta akuzon Bashën që shiti zgjedhjet e 25 prillit

Ilir Meta akuzoi Lulzim Bashën se ka shitur zgjedhjet e 25 prillit, ditën e sotme. Akuzën e bëri në faqen e tij zyrtare në Facebook,...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER