Tërmeti i fuqishëm në Turqi, sizmologu Llambro Duni: Njësi tjetër tektonike, s’ka lidhje me Adriatikun

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Sizmologu Llambro Duni komentoi për Euronews Albania situatën që po kalojnë Greqia dhe Turqia, të cilat u tronditën mesditën e së premtes nga lëkundjet e forta të një tërmeti me magnitudë mes 6.6 dhe 7 të shkallës Richter.


Duni tha se tërmeti ishte tejet i fortë dhe u regjistrua edhe nga Qendra Shqiptare e Monitorimit të Aktivitetit Sizmik.

“Tërmeti ka rënë në zonën e Egjeut, që njihet si strukturë tektonike, e cila është e rrethuar nga epiqendra tërmetesh të forta. Edhe Instituti ynë e ka regjistruar dhe ka bërë vlerësimet e veta. Ishte tërmet shumë i fortë dhe për shkak të thellësisë relativisht të vogël [të epiqendrës] efekti në sipërfaqe i kësaj ngjarjeje është shumë i madh dhe raportimet e para flasin për diçka të tillë për energji shumë të madhe të çliruar,” – u shpreh Duni.

Sizmologu shqiptar tha se do të ketë pasgoditje më të vogla krahasuar me lëkundjen më të madhe të fiksuar në magnitudën 7.

“Për sa i përket cunamit, në Mesdhe ka pasur raste dhe ka mundësi për cunami, por personalisht mendoj se nuk do të ketë në këtë rast sepse lëkundjet kanë ndodhur pranë kontinentit, ndaj mendoj se thjesht do të ketë dallgë jo të konsiderueshme,” – shtoi më tej sizmologu.

I pyetur nëse lëkundjet në Egje mund të nxisin lëkundje edhe në zona të tjera, si për shembull në Shqipëri, Duni tha se zona në fjalë është e veçuar nga njësia sizmike e Adriatikut ku është pozicionuar vendi ynë.

“Jo! Kjo është një njësi tektonike e veçuar, pllaka e Egjeut vepron më vete dhe nuk ka lidhje me pjesën tjetër të Adriatikut ku është pozicionuar dhe vendi ynë, dhe padyshim nuk ka të bëjë me të,” – tha Duni.

Autoritetet turke e raportuan tërmetin në magnitudë 6.6 me vendndodhje zonën e detit Aegan me thellësi 16.5 kilometra.

Ndërkohë që Qendra Evropiane e Sizmologjisë e fiksoi atë me magnitudë 6.9 dhe epiqendër 13 kilometra në verilindje të ishullit grek Samos në Egje.

Krejt ndryshe Qendra Amerikane e Vëzhgimit Sizmik e fiksoi në magnitudën 7 të shkallës Richter.

 

Lexoni gjithashtu:

Tërmet 6,7 i shkallës Rihter në brigjet e Egjeut, raportohet për dëme të mëdha në Izmir

Tërmeti në Turqi, sizmiologu shqiptar: Priten pasgoditje të tjera me magnitudë të konsiderueshme






Etiketimet

BE pezullon rregullat e borxhit për shkak të pasigurisë ekonomike

Brukseli propozoi një pezullim të rregullave të BE-së për menaxhimin e borxhit publik dhe deficitit për një vit më shumë, deri në fund të...

Kriza e ushqimit mund të përkeqësohet nëse porti i Odesës nuk hapet

Bota po përballet me një krizë të madhe ushqimore, sipas kreut të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley. Beasley shpjegoi se aktualisht bota...

Starbucks mbyll të gjitha kafenetë e saj në Rusi

Gjigandi i kafesë Starbucks thotë se ka dalë nga Rusia dhe nuk do të jetë më i pranishëm atje, sipas një njoftimi për shtyp...


TË FUNDIT

BE pezullon rregullat e borxhit për shkak të pasigurisë ekonomike

Brukseli propozoi një pezullim të rregullave të BE-së për menaxhimin e borxhit publik dhe deficitit për një vit më shumë, deri në fund të...

Kriza e ushqimit mund të përkeqësohet nëse porti i Odesës nuk hapet

Bota po përballet me një krizë të madhe ushqimore, sipas kreut të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley. Beasley shpjegoi se aktualisht bota...

Starbucks mbyll të gjitha kafenetë e saj në Rusi

Gjigandi i kafesë Starbucks thotë se ka dalë nga Rusia dhe nuk do të jetë më i pranishëm atje, sipas një njoftimi për shtyp...

Zbulohet laborator me mbi 10 mijë bimë kanabis në veri të Kosovës

Policia e Kosovës gjatë një aksioni për goditjen e kontrabandës në veri të vendit, ka zbuluar një laborator për kultivimin e kanabisit. Ministri i Punëve...

Rastet e fundit pozitive me COVID vetëm në 3 qarqe

Gjatë ditës së fundit në Shqipëri janë identifikuar 17 raste pozitive me COVID-19 nga kryerja e 623 testimeve. Të gjitha rastet janë zbuluar vetëm në...







Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER