Basha përsërit apelin ndaj SPAK për inceneratorët: Shqiptarët presin transparencë nga ju, do përgjigjeni pas 25 prillit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryedemokrati Lulzim Basha në një komunikim me mediat nga selia blu përsëritu akuzat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij ka dështuar plotësisht në menaxhimin e pandemisë dhe këtë siç tha, po e bën me vetëdije të plotë.

Teksa ritheksoi faktin se sipas tij qeveria po fsheh shifrat e vërteta të personave të infektuar me COVID-19 në vendi tonë, kreu i PD iu rikthye edhe një herë çështjes së inceneratorëve të cilën ai e quan afera më e madhe korruptive e shekullit.

Ai i kërkoi sërish SPAK që të hetojë persona të përfshirë në këtë aferë korruptive me të cilën sipas tij po grabiten paratë që do të përdoreshin për shqiptarët për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia.

“Çfarë ju pengon të mbroni paratë e shqiptarëve nga mafia e inceneratorëve? Pse s’keni thirrur asnjë person të dyshuar për këtë aferë, pse s’keni thirrur asnjë politikanë të përfshirë në këtë aferë?

Pse nuk investigoni se krimi i organizuar jo vetëm po i vjedh por edhe po i transferon këto para në parajsa fiskale. Pse s’bëni detyrën tuaj zotërinj të SPAK, pse s’i i mbroni lekët e shqiptarëve në këto kohë pandemie?

Nëse këta prokurorë janë thjesht të trembur, apo frikacakë s’e them dot, sot do të jem në krah të çdo prokurori të SPAK që bën detyrën. Por ju siguroj se këto letra do të mbeten aty dhe do të hetohen pas 25 prillit. Pas 25 prillit SPAK do të jetë i lirë dhe i pashantazhueshëm nga politika”, tha kreu i PD.

 

 


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER