Shkelje në detyrë, kryeprokurori Olsian Çela i kërkon ILDP hetim disiplinor për prokurorin e Pogradecit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurorit Shkëlqim Kokona në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

“Pas informacioneve të marra nga Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Pogradec, Sektori i Monitorimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka vijuar me ndjekjen dhe monitorimin e rastit, duke konstatuar veprime të cilat përbëjnë indicie për shkelje disiplinore në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurorit Kokona në lidhje me funksionin e tij si magjistrat sipas nenit 102 pika 1 gërma “b” të ligjit 96/2016 “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr. 48/2019”, bëhet me dije në një njoftim të shpërndarë për mediat.

Ky është rasti i parë që nga krijimi i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë që Prokurori i Përgjithshëm i kërkon ILDP nisjen e inspektimit disiplinor për një prokuror.


Etiketimet

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER