‘Me aeroportin i japim hov turizmit’, Rama nga Kukësi: S’do e lëmë rrugëve siç bëri PD me Rrugën e Kombit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e shtunë në Kukës në aktivitetin “Deputeti që duam”, ku mbërriti me helikopter.

Në fjalën e tij në kantierin e ndërtimit të aeroportit, kryeministri Rama tha se nuk mund ta linin përgjysmë punën në këtë kantier, duke kërkuar kështu nga banorët e qytetit votat për një mandat të tretë.

Ai mori si shembull Rrugën e Kombit, që u inaugurua për fushatën elektorale të PD-së dhe u la përgjysmë, e cila siç tha ai, është e vetmja vepër publike që u nis nga “ata që duan të kthehen në krye të punëve të vendit pa bërë asnjë reflektim nga e shkuara”, duke theksuar edhe njëherë që nëse Partia Socialiste e lë përgjysmë këtë punë do të ndodhë e njëjta gjë që ndodhi me Rrugën e Kombit.

Sa i përket aeroportit, Rama sqaroi se pista e ndërtuar në Kukës me bujari të madhe nga Mbreti i Emirateve të Bashkuara dhe asistuar nga vetë Princi i Kurorës, nuk ishte një pistë që mund të shërbente si aeroport ndërkombëtar.

Kryeministri tha se kantieri në Kukës është në punë intesivisht pas shumë përpjekjesh për t’u çelur si kantier dhe pasi janë zgjidhur dhe problemet me banorët përreth po punohet për ta kthyer në një terminal të mirëfilltë të një aeroporti ndërkombëtar me ambicie të mëdha për të ardhmen.

“Shumë njerëz më kanë thënë ç’i do aeroportet, ne s’kemi bukë të hamë”, – tha Rama. ndërkohë që kësaj kritike ju përgjigj me 1000 vende të reja pune që sipas tij do të hapen vetëm prej ndërtimit të aeroportit në Kukës.

“Aeroportet s’janë pista vallëzimi, janë pista zhvillimi që sjellin me vete shumë aktivitete të tjera”, – u shpreh ai.

Sipas kryeministrit, një euro e investuar në aeroport, sjell 17-23 euro të tjera si pasojë e atij investimi.

Ndër të tjera kreu i qeverisë theksoi se duke pasur aeroportin në Kukës, do të vihet re dhe një zhvillim i turizmit malor. Teksa përmendi Shishtavecin, që falë aeroportit që do rrisë turizmin, z. Rana tha se mund të vijë dhe ndërtimi i një resorti skish.

Ai nuk la pa përmendur se është duke u punuar intensivisht që të realizohet procesi i ndërtimit të aeroporteve të Vlorës dhe Sarandës, duke nënvizuar se më katër aeroporte shtohen katër mundësi të reja për destinacione dhe rritet kësisoj dhe potenciali i Shqipërisë turistike.

Sa i përket akuzave se aeroporti i Rinasit është më i shtrenjti në rajon, Rama i pranoi dhe tha se kjo ndodh për shkak se nuk ka alternativa duke shtuar këtu edhe një tjetër të mirë që sipas tij do i shtohet ndërtimit aeroportuar që ka ndërmarrë Partia Socialiste.

“Koncesionari i aeroportit nuk ka konkurrencë, por alternativat do të ulin çmimet,” – tha Rama.

Teksa kritikës më lart i gjeti zgjidhje, në rastin e pagesës për mirëmbajtjen e Rrugës së Kukësit kryeministri kërkoi falje.

“Kemi të meta kemi bërë gabime, nuk diskutohet. Dimë të kërkojmë dhe ndjesë. Iu kam kërkuar ndjesë kuksianëve për atë që ndodhi pa qëllim të keq, por me mendje të lehtë nga ana jonë lidhur me pagesën për mirëmbajtjen e rrugës. Ne nuk jemi të përsosur por dëme njerëzve dhe vendit, siç i kanë ata si kemi bërë kurrë,” – tha kryeministri.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe te përplasja me presidentin Meta, duke e cilësuar atë si personi që fshihej pas çadres së opozitës së ngritur në 2017 para kryeministrisë.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER