Shtimi i të infektuarve, shtrohen pacientët e parë në spitalin COVID-3

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shtimi i numrit të të prekurve me COVID-19 në vendin tonë ka çuar në hapjen e spitalit ët tretë për pacientët e prekur nga virusi vdekjeprurës.

Spitali COVID-3 në ish-godinën e Kirurgjive në QSUT është hapur nga pasditja e djeshme.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon për Euronews Albania vënien në funksion të spitalit për pacientët me COVID-19. Në këtë spital do marrin shërbim pacientët në fazë rikuperimi nga COVID-19.

Më herët ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se ky spital ka në dispozicion 150 shtretër.

Spitali COVID-3 u inspektua pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë ku u bë me dije se hapja e tij ishte çështje ditësh, në varësi të situatës nga pandemia në vend.

Nga ana e saj, shefja e spitalit Infektiv Prof. Najada Çomo tha se pacientët në Shqipëri trajtohen sipas protokolleve mjekësore të njëjta si kudo në botë dhe ofrohet falas.

“Ne kemi gjithçka që thuhet në botë, të gjitha protokollet e nevojshme. Së fundmi edhe me remdesivirin. Çfarë është shkruar në protokollet e botës e kemi edhe ne. Pacientët janë duke e marrë, duke e ofruar falas 100%, sikurse janë ofruar të gjitha barnat e tjera që janë shkruar në protokolle. Të gjitha barnat ne i përdorim atëherë kur duhet”, tha prof. Çomo.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER