Ministri Blendi Klosi infektohet me COVID-19: Respektoni masat e rekomanduara nga ekspertët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Coronavirusi është përhapur masivisht në vendin tonë javët e fundit dhe kësaj vale nuk i kanë shpëtuar as politikanët. Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka zgjedhur ta publikojë vetë faktin se është infektuar me COVID-19.

Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook, ministri Klosi shprehet se ka nisur trajnimin dhe karantinimit pas testimit pozitiv me COVID-19, ndërsa apelon që secili të respektojë masat e rekomanduara nga ekspertët për parandalimin e përhapjes së virusit.

“Të nderuar miq. Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv. Me nisjen e trajtimit dhe karantinimit sipas protokolleve, gjej rastin të ritheksoj rëndësinë e respektimit të të gjitha masave të rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes. Ju uroj të gjithëve shëndet”, shkruan ministri.,

Deputetja Blerina Gjylameti, ministrja Belinda Balluku, deputetja Rudina Hajdari janë disa nga politikanët që ditët e fundit kanë lajmëruar se janë infektuar nga COVID-19.


Etiketimet

Bujku punon tokën me gomar në Fishtë

Në shekullin e 21 Ndue Fuga përdor gomarin për të punuar tokën. Ai nuk ka mundësi të përdorë traktorin, sepse nafta është e shtrenjtë. Një...

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER