Rama: Buxheti i vitit të ardhshëm i përqendruar te rindërtimi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në një konferencë për shtyp kryeministri i vendit Edi Rama foli për buxhetin e rindërtimit ku tregoi se 28 miliard lekë në projektbuxhetin e vitit që po hyn do të jenë për programin e rindërtimit.

Rama kërkoi durim te familjarët që kanë shtëpitë e dëmtuara duke qenë se për shkak të karantinës procesi i rindërtimit ka pasur probleme.

Ndërkohë që vonesa ka pasur edhe për shkak se donatorët i menaxhojnë vet fondet që do të dhurojnë dhe me procedurat e tyre po ecet më ngadalë se me buxhetin e shtetit.

Ajo që kryeministri siguroi ishte standartizimi i projekteve në mënyrë që cilësia bazë të jetë e garantuar.

 “Paralelisht është parashikuar edhe fondi në vazhdim prej 1.5 miliard lekësh për bonusin e qirasë për familjet që do të vijojnë të qëndrojnë në kushte shtëpie deri në ditën që do të kthehen në apartamentet e reja

Këtë vit janë 34 miliardë lekë të buxhetit të shtetit të vendosura në dispozicion të rindërtimit prej të cilave 32 miliardë janë të alokuara plotësisht,” – u shpreh kryeministri.

Rama tregoi se në ndërkohën që flasim po ndërtohen shtëpi të veçanta për të gjitha familjet që jetonin bashkë nën një çati kur ra tërmeti.

Ai lajmëroi se po punojnë ngushtësisht me Emiratet e Bashkuara për një marrëveshje të re mes dy qeverive për investime direkte në vendin tonë dhe posaçërisht për investime direkte në zonën e prekur.

Ndërkaq Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj tregoi shifrat konkrete për programet.

“Janë 33.5 miliardë lekë të planifikuara në buxhet, 32 miliardë lekë sot janë të alokuara në programet specifike,” – sqaroi Ahmetaj.

Sipas shifrave që Ahmetaj raportoi janë:

  • 49 miliardë lekë për objekte arsimore
  • 10 miliardë lekë për banesa
  • 8 miliardë lekë për grante rikonstruksioni
  • 48 miliardë lekë për infrastrukturë publike

Sa ju përket granteve Ahmetaj tha se nga 9.8 miliardë lekë që janë të miratuara, 6 miliardë lekë janë paguar.

Ndërkohë numri i përfituesve shkon në 27,594 të miratuar, 22,168 me kontrata të miratuara dhe 21.894 janë paguar.

Ministri i Rindërtimit foli gjithashtu dhe për objektet arsimore ku 37 prej tyre ndërtohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, 38 nga Bashkia Tiranë dhe 73 prej tyre nga donatorët. Të reja për financim janë 19 objekte arsimore. Janë gjithashtu 14 objekte në proces shembje dhe piketimi.

Ahmetaj u ofrua të vizitonte të gjitha vendet ku punohet për të “rrëzuar mitin 3D” dhe tha se 9 shkolla të ndërtuara nga FSHZH janë drejt përfundimit.

 


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER