Sulmet terroriste në Francë e Austri, policia dhe anti-Terrori ‘blindojnë’ njësitë diplomatike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sulmet terroriste të regjistruara në Francë dhe në Vjenë në javën e fundit kanë detyruar autoritetet shqiptare të rrisin nivelin e sigurisë në vend.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se në pikat kufitare, aeroporte, porte dhe njësitë diplomatike do të ketë një numër të shtuar të patrullimeve nga ana e policisë së shtetit.

Gjithashtu, në terren do të jenë të angazhuar edhe agjentë civilë nga njësia anti-Terror. Këto masa pritet të zgjasin të paktën deri në fundvit, për shkak edhe të festave që presim të vijnë.

Burime gjithashtu thonë se rëndësi e veçantë në aspektin e sigurisë do t’i kushtohet ambasadës austriake, për shkak të sulmit terrorist të regjistruar mbrëmjen e së hënës në qendër të Vjenës ku mbetën të vrarë 4 persona si dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Ndërkohë, po në kuadër të masave, autoritetet shqiptare do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë për çdo informacion që do të administrohet.

Aktualisht sipas informacioneve në Shqipëri janë futur 30 shtetas të kombësive të ndryshme, të cilët mbahen në vëzhgim pasi ka pasur indicie për aktivitete me prirje ekstremiste.


Etiketimet

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Berisha nuk regjistrohet në KQZ pa vërtetim gjykate, thotë juristi

Pa vërtetim gjykate Sali Berisha nuk mund të regjistrohet në KQZ. Kjo ishte deklarata e konstitucionalistit Jordan Daci, i cili sqaroi se praktika e Gjykatës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER