Arjana Fullani kërkon rikthimin, ish-gjyqtarja kundërshton përjashtimin me 15 vite nga sistemi i drejtësisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-gjyqtarja e lartë Arjana Fullani i është drejtuar të mërkurën Kolegjit të Posaçëm të Apelit ku ka paraqitur kundërshtitë e saj për përjashtimin me 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

Seanca në Komisionin e Posaçëm të Apelimit ka nisur rreth orës 10:00 të së mërkurvs. Fullani është paraqitur me ish-kolegen Evelina Qirjako, e cila drejton mbrojtjen e saj në cilësinë e avokates.

Arjana Fullani është bashkëshorte e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Ajo qe emëruar në Gjykatën e Lartë në korrik 2008. Rreth dhjetë vite më pas ajo u largua si gjyqtare e kësaj gjykate, edhe pse sipas ligjit ajo mund të qëndronte në detyrë pa afat kohor deri në zëvendësimin e saj.

Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati raportoi se Fullani pretendon që nuk është dorëhequr nga statusi i saj i magjistratit, por “thjesht nuk ka pranuar një emërim në Gjykatën e Apelit” kur “mbaroi mandatin në Gjykatën e Lartë”.

Ferhati sqaroi se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ta pezullojë zonjën Fullani për 15 vite nga sistemi i drejtësisë pas një komunikimi me Kolegjin e Lartë Gjyqësor dhe ky Kolegj i ka komunikuar se “ajo ka hequr dorë nga statusi i magjistratit”.

“Për këtë çështje ka interpretime të juristëve të cilët mendojnë se zonja Fullani po përpiqet të rikthehet në sistem pa u përballur me vetingun në drejtësi,” – u shpreh gazetari Ferhati duke kujtuar se largimi i ish-gjyqtares ndodhi përpara se të miratohej ligji i vetingut.

Nëse vendimi për pezullimin për 15 vite nga sistemi i drejtësisë do të hidhet poshtë, atëherë çështja e saj do të kalojë në procedura të tjera që do të kalojnë përmes Këshillit të Lartë Gjyqësor.


Etiketimet

Ish-ministri Koka probleme me shëndetin, dërgohet në spital

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka i arrestuar për aferën e inceneratorëve është dërguar në spital pasi ka shfaqur probleme me shëndetin. Koka i akuzuar nga...

11 vjet nga vrasja e 4 protestuesve, drejtësi s’ka

Si sot 11 vjet më parë, një protestë e organizuar kundër qeverisë së atëhershme të Sali Berishës, u kthye në demonstratë të dhunshme. Ziver Veizi,...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER