Gazetarja Kozeta Zylo sjell situatën nga Nju Jork, pritshmëritë dhe reagimet për rezultatet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në një intervistë për Euronews Albania, gazetarja Kozeta Zylo tregoi se rezultatet e Nju Jorkut ende nuk kanë dalë edhe pse fitorja e Biden atje është e sigurt ndërkohë që në Nju Xhersi numërimi ka përfunduar dhe fitues është demokrati Biden.

Në qëndrimin e saj është Biden ai që ka dhënë prova të padiskutueshme për një qasje më pozitive përkundrejt komunitetit shqiptaro-amerikan.

Sa i përket menaxhimit të pandemisë, Joe Biden ka akuzuar Trump për keqmenaxhim të saj ndërkohë që presidenti aktual i ka kujtuar Biden-it Nju Jorkun, i cili është nën menaxhimin e demokratëve.

Për këtë çështje Kozeta Zylo pohoi se pandemia në Nju Jork është menaxhuar shumë keq dhe ndihmat e gjithçka tjetër ka ardhur nga administrata Trump.

“Jam dakord që në 23 vite që jam këtu fushata ka qenë një ndër më të egrat, në drejtim të dhunës së fjalës por personalisht unë Amerikën e shoh me syrin më të mirë, si vendi më demokratik në botë,” – u shpreh Zylo teksa tregoi se të ardhmen e konsideron me perspektivë sepse pavarësisht gjithçkaje të gjithë do të zbatojnë me përpikmëri Kushtetutën.

Së fundmi gazetarja tregoi e bindur se kushdo që të fitonte nuk do të përbënte asnjë lloj ndryshimi. Amerika vazhdon të mbetet toka e ëndrrave.


Etiketimet

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Berisha nuk regjistrohet në KQZ pa vërtetim gjykate, thotë juristi

Pa vërtetim gjykate Sali Berisha nuk mund të regjistrohet në KQZ. Kjo ishte deklarata e konstitucionalistit Jordan Daci, i cili sqaroi se praktika e Gjykatës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER