Makinat e sekuestruara, Veliu: Duhet amnisti, kemi 20 mijë mjete nëpër komisariate

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Janë më shumë se 20 mijë mjete të sekuestruara nga policia në vite të cilat nuk tërhiqen nga pronarët, pjesa më e madhe për faktin se vlera e gjobave të prapambetura e tejkalon vlerën e mjetit. Nisur nga kjo situatë, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu propozon që parlamenti të votojë një amnisti, e cila do të mundësonte edhe çlirimin e oborreve të komisariateve.

“Janë mbi 20 mijë mjete… dhe ne kemi propozuar që të nxjerrin një amnisti për të gjitha mjetet të cilat deri në vitin 2013 janë magazinuar, të kalojnë për skrap”, u shpreh Veliu.

Sipas Veliut, në territoret e administruara nga policia ka edhe mjete të bllokuara prej 25 vitesh, ndërsa kostot vjetore janë kolosale.

“Keni parë që gjithë oborret e drejtorive vendore të policisë janë të tejmbushura me makina. Fatkeqësisht unë si drejtor i përgjithshëm i Policisë konsumoj gati 400 punonjës, të cilët ruajnë këto ambiente apo pika të marra me qira, për të siguruar ruajtjen e tyre”, tha drejtori i policisë.

Shqetësimi për stokun e makinave të bllokuara u ngrit në Komisionin e Sigurisë, gjatë prezantimit të projektbuxhetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. 


Etiketimet

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Synimi i Berlusconit për të marrë presidencën pritet me skepticizëm

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka shprehur aspiratën për postin e presidentit, votimi për të cilin do të mbahet në 24 janar, në parlamentin italian. Partitë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER